BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Aktualitet

Agim Baçi jep mesazhin e fortë: Është skandal që Rama krenohet me patronazhistët

Agim Baçi jep mesazhin e fortë: Është skandal që Rama

Publicisti Agim Baçi shprehet se blerja e votës është fenomen shqetësues, duke shtuar se kryeministri Rama vazhdon të jetë “brutal” me kundërshtarët, duke përdorur gjuhë të urrejtjes.

“Më shumë se rezultati i zgjedhjeve, më shqetëson blerja e votës. Duhet t’i themi stop normalizimit të së keqes. Nëse shoqërinë e bën supermarket varfërie, mund ta blesh lehtë. Punonjësit e administratës janë bërë si punëtor partie. Ky vend është i shqiptarëve, nuk është as i të majtëve dhe as i të djathtëve.

Është skandal që Rama krenohet me patronazhistët. E keqja është bërë normale e kjo është shqetësuese. Rama di vetëm të shajë dhe të përdorë gjuhë urrejtje. Rama tallet kur nuk i themi urdhëro. Fituesi i zgjedhjeve nuk ka moral. Nëse fajësojmë opozitën, i bie që maxhoranca paska qenë e ndershme, por kjo është e pavërtetë”, deklaroi Baçi për News24.