BREAKING NEWS

Flet pas arrestimit Henri Çili dhe avokati i tij, habit me deklaratën: U vetëdorëzua, askush se ka marrë në pyetje

Flet pas arrestimit Henri Çili dhe avokati i tij, habit me
x

Aktualitet

Agim Bajko i zuri vendin, reagon Erion Isai dhe ka dy fjalë për të (FOTO)

Agim Bajko i zuri vendin, reagon Erion Isai dhe ka dy fjalë për

Aktori Agim Bajko u emërua sot drejtor i Teatrit të Kukullave. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë, ndërsa propozimin për emërimin e tij e bëri Ministria e Kulturës.

Mirëpo kujtojmë që më parë këtë post e ka mbajtur aktori Erion Isai, i cili tashmë është kryetar i Bashkisë së Kolonjës.

Menjëherë pas bërje publike të lajmit të emërimit të Bajkos si drejtor i Teatrit të Kukullave ka ardhur reagimi i Isait, i cili i uron suksese.

“Kënaqësi e madhe të lexoj që një artist si @agim_bajko më zëvendëson si drejtues i @teatri_kukullave_qkkf . Institucioni që më fali kënaqësi e pasion të jashtëzakonshëm. Punë të mbarë e suksese, Gimit dhe super stafit të qendrës! ”, shkruan Erion Isai.

Agim Bajko i zuri vendin, reagon Erion Isai dhe ka dy fjalë për