BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Agron Hetoja, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së i shet mbesës 140 mijë euro apartamentin që bleu 39 mijë USD (Publikohet dokumenti)

Agron Hetoja, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së i shet

Agron Hetoja, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka realizuar një biznes shumë fitimprurës, pasi i shiti mbesës së tij një apartamenti me një çmim rreth 100 mijë euro më shumë se sa e kishte blerë.

Në vitin 2018, Agron Hetoja, në atë kohë Administrator i Korporatës Elektro Energjitike Shqiptare (KESH sh.a), deklaron në formularin e pasurisë se ka shitur një apartament në pronësi të tij.

Këtë apartament, me sipërfaqe 143.5 m2, Agron Hetoja e ka blerë në vitin 2005, me vlerë 39 mijë dollarë amerikanë.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë për dyshimet mbi çmimin e ulët të blerjes së këtij apartamenti, në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës (pranë Arkivës së Shtetit, përballë me Gjykatën për Krime të Rënda).

Sipas raportimit të mëparshëm, Hetoja e ka blerë këtë apartament me vlerë rreth 272 dollarë/m2, në një kohë kur çmimet zyrtare në atë zonë ishin shumë më të larta.

Gjithësesi, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) nuk ka konstatuar ndonjë problematikë në atë transaksion, ose, të paktën, nuk është bërë asgjë publike në këtë drejtim.

Vite më pas, në 2018, Agron Hetoja vendos të shesë këtë apartament, me një çmim shumëfish më të lartë.

Në formularin e dorëzuar pranë ILDKPKI në Mars 2019, Hetoja nuk e deklaron qartësisht vlerën e shitjes së apartamentit.

Gjithësesi, në deklaratën e pasurisë, ai shënon: “Shtim në llogarinë rrjedhëse në bankën “X”, si rrjedhojë e transaksioneve për kontrata shit-blerje pasurie të paluajtshme (Kontratë sipërmarrje datë 10.01.2018 dhe Kontratë Shitjeje, dt. 22.12.2018). Më datë 31.12.2017 gjendja në këtë llogari bankare ishte 30.000 euro. Ndërsa gjendja në fund të vitin 2018 është 171.000 euro”.

foto galeri

foto galeri foto galeri Referuar këtij shënimi, rezulton se Agron Hetoja e ka shitur apartamentin në vlerën 140 mijë euro (diferenca ndërmjet gjendjes së llogarisë bankare 30 mijë euro në vitin 2017 dhe gjendjes në fund të vitit 2018, 170 mijë euro).

Mbesa
“Boldnews.al” ka kryer verifikimet mbi këtë transaksion të kryer nga Agron Hetoja dhe për të cilin nuk gjenden sqarime të plota, të paktën në pjesën e publikueshme të formularit të pasurisë.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së ia ka shitur këtë apartament mbesës së tij (vajzës së vëllait), L. Hetoja (Doko) dhe bashkëshortit të saj S. Doko.

Kontrata e shitjes është realizuar në 22.12.2018. Në bazë të të dhënave publike, shtetasja L. Hetoja (Doko) nuk rezulton të ketë ndonjë biznes në emrin e saj. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, S. Doko është bashkëpronar me 50%, si edhe administrator i një kompanie private.

Kjo kompani është krijuar në vitin 2007 dhe vijon të jetë me statusin “aktiv”. Në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) rezulton i depozituar vetëm një bilanc vjetor i saj, për vitin 2010.

 

Dokument1 640x745 (1)Në atë vit, kompania me administrator S. Doko rezulton që ka pasur një fitim prej 1.2 milionë lekë të reja. Ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë tjetër publike për ecurinë e kompanisë, në të cilën është bashkëpronar S. Doko, bashkëshorti i mbesës së Agron Hetoja.

Thuajse në të njëjtën kohë me nënshkrimin e kontratës së sipërmarrjes për shitjen e këtij apartamenti, Agron Hetoja rezulton se ka blerë një tjetër apartament, në zonën e ish-Bllokut, detajet e të cilit janë subjekt i një tjetër investigimi të kryer nga “Boldnews.al”.