Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës

Postuar: 13/09/2017 - 14:16

Një aksident i rëbdë ka ndodhur këtë mesditë në  rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet, ku mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K., ku si pasojë e përplasjes mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur.

Sipas Policisë pasagjeri në mjetin e përmbysur është lënduar por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise

 

Informacion paraprak. Më datë 13.09.2017, rreth orës 12:53 në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një mjet të përmbysur në rrugën “Hoxha Tasim”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimi paraprak ka rezultuar : Në rrugën “Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K., ku si pasojë e përplasjes mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur. Nga përmbysja e mjetit me drejtues shtetasin F.K., është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2017 - 22:24

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident rrugor në aksin rrugor Cërrik-Elbasan në vendin e quajtur “Kanali me kama”.

Mësohet se mjeti motor me targa AC 765 drejtuar nga 73-vjeçari ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafik ndarësen.

Postuar: 19/09/2017 - 21:32

Një incident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një makinë luksoze "Audi A8" e blinduar goditi një automjet të policisë.

Postuar: 19/09/2017 - 21:06

Policia ka bllokuar makinën e dy gjuetarëve në Parkun Kombëtar të Shebenikut, të cilët u larguan me shpejtësi duke braktisur mjetin sapo panë blutë.

Postuar: 19/09/2017 - 20:39

Ndihmonte kandidatët për patentë të kalonin provimin në autoshkollë.

Postuar: 19/09/2017 - 19:51

Ndërsa pak ditë më parë është mbyllur faza e fundit e raundit të parë të regjistrimeve të maturantëve fitues në universitete, vërehet një mungesë e theksuar studentësh të regjis

Postuar: 19/09/2017 - 19:34

Disa zona në Tiranë nesër do të jenë pa energji elektrike për shkak të punimeve që po kryhen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Postuar: 19/09/2017 - 19:31

Bashkia e Sarandës ka njoftuar në Facebook qytetarët se do të merren masa për këdo që mbarështon bagëti në këto territore, duke ndarë sipas saj turizmin nga bagëtitë.