BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Aktualitet

Aksident i rëndë/ 19-vjeçarja humb kontrollin e makinës, ka të plagosur, mes tyre edhe një 14-vjeçar

Aksident i rëndë/ 19-vjeçarja humb kontrollin e makinës,

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, ku shoferja 19-vjeçare ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Bashkë me E. D., janë plagosur edhe pasagjerët E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë. Ata ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

"Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.", njofton policia.