Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën: Këtë gjë harrojeni!

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën:
x

Aktualitet

Aksident i rëndë/ Makina përplas 7-vjeçarin në Kuçovë dhe e hedh disa metra në asfalt, shoferi largohet me shpejtësi, vogëlushi niset me urgjencë drejt Traumës (DETAJE)

Aksident i rëndë/ Makina përplas 7-vjeçarin në

Një vogëlush 7-vjeçar është përplasur nga një makinë pak pas mesnate në fshatin Kozare të Kuçovës. Një mjet, tip “Benz” me targa AA 562 RV, duke ecur me shpejtësi në rrugën brenda fshatit Kozare ka përplasur 7-vjeçarin S.GJ. që ishte duke luajtur në anë të rrugës, në afërsi të banesës së tij.

Makina e ka goditur fëmijën dhe e ka hedhur disa metra në asfaltin e rrugës. Më pas autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke e lënë fëmijën të shtrirë në rrugë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer ekspertizën e aksidentit.

Mjeti që shkaktoi aksidentin e rëndë është identifikuar nga vetë banorët e zonës që kanë parë të gjithë ngjarjen dhe policia është vënë në kërkim të autorit, 23-vjeçari L.D. banues në Berat, i cili është kapur pak minuta më pas.

Mësohet se 23-vjeçari është person i skeduar për policinë rrugore të Beratit, e cila e ka gjobitur disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, 23-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit. Fëmija i aksidentuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit por për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tij të rëndë, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.