BREAKING NEWS

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë
x

Aktualitet

Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën një 50-vjeçar, zbardhen detajet e para

Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën një

Mbrëmjen e sotme një 50-vjeçar ka humbur jetën në Pukë, si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti u regjistrua në fshatin Dedaj, ndërsa viktima po lëvizte me motor, kur është rrëzuar nga një urë këmbësorësh, duke humbur jetën.

Kane qenë forcat e shërbimit zjarrfikës që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga ujërat e përroit të Dedajve.

Njoftimi: 

Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 22.01.2021 në rrugën e fshatit Dedaj, Njësia Administrative Qelëz, Pukë një motorçikletë me drejtues shtetasin L. M. 50 vjeç banues në fshatin Ukth, Pukë, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ku si pasojë ka gjetur vdekjen.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më të lexuarat