BREAKING NEWS

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i fuqishëm nga Yuri Kim

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i
x

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë/ 68-vjeçari humb jetën në vend, ka të plagosur (Detajet e para)

Aksident i rëndë në Tiranë/ 68-vjeçari humb

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur këtë të dielë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur shkallët e Tujanit në Tiranë, ku mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën shtetasi H.D., 68 vjeç.

“Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë.