Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksident në Mat, automjeti del nga rruga, asnjë i lënduar

Postuar: 07/12/2017 - 10:26

Një aksident ka ndoshur mëngjesin e sotëm në Mat, teksa një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lum në dalje të Klosit.
Rreth orës 6:40, të mëngjesit të sotëm, salla operative e Komisariatit të Policisë Mat, ka marë një telefonatë ku bën fjalë për një automjet të rënë në lum në dalje të Klosit.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se :

Në vendin e quajtur Ura e Fshatit, në dalje të Bashkisë Klos, shtetasi S.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin tip Fiat me targa AA 607 LC, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Mat.

Shtetasi S.B, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, datë 06.12.2017,  po udhëtonte i  vetëm dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe ndodhet në banesën e tij.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj, si dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2018 - 16:29

Një 57-vjecare në Tiranë ka kërkuar urdhër mbrojtje, pasi pretendon se është dhunuar nga motra e saj. Shtetasja M. P pretendon se motra e saj 55 vjeç N. R ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Postuar: 15/08/2018 - 15:52

Pas temperaturave të larta, kryeqyteti është ‘mbërthyer’ nga moti i keq.

Postuar: 15/08/2018 - 15:47

Duket se moti sot dhe nesër do të sjellë surpriza, pasi do të shoqërohet jo vetëm me ulje të temp

Postuar: 15/08/2018 - 15:42

Ekzekutohet me plumb në kokë një shqiptar në Athinë.

Postuar: 15/08/2018 - 15:15

Ndonëse nuk janë konfirmuar ende shkaqet që shkaktuan tragjedinë në Genova të Italisë, me shembje

Postuar: 15/08/2018 - 14:42

Familjarët e Admir Bokrinës, 32-vjeçarit që humbi jetën bashkë me shokun e tij Marjos Djerra kanë

Postuar: 15/08/2018 - 14:40

Një aksident ka ndodhur para pak minutash tek “Ura e Gjoles” në Fushë-Krujë ku është