BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Aktualitet

Aksident në “Vasil Shanto”, 47-vjeçarja përplaset me stacionin e autobusit, të lënduarit nisen drejt spitalit

Aksident në “Vasil Shanto”, 47-vjeçarja përplaset

Mbrëmjen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” është regjistruar një aksident, ku drejtuesja e mjetit me iniciale F.Z ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u përplasur me stacionin e autobusit të linjës “Tiranë e Re”. 

Nga ky aksident janë përplasur dy kalimtare. Nuk dihet ende gjendja e 47-vjeçares, ndërsa dy kalimtaret ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë Policia ka nisur nga puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobusi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më të lexuarat