Aksident te rruga e Elbasanit, makina përplas kalimtaren

Postuar: 12/01/2018 - 21:23
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite te “rruga e Elbasanit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën.
Ajo është dërguar në spital. Burime spitalore thanë se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/