BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Aktualitet

Aksidentet me pasojë vdekjen, përdoruesit e biçikletës në Durrës kërkojnë korsi

Aksidentet me pasojë vdekjen, përdoruesit e biçikletës

“Lëviz për Korsitë, Pedalo i Sigurt”, është nisma që “Bicycle Durrës” një grupim qytetarësh dashamirës dhe përdorues të biçikletës kanë ndërmarrë në qytetin e Durrësit. Prej 4 vitesh ata lobojnë në qytetin e Durrësit për krijimin e infrastrukturës dedikuar biçikletave. Nisma synon tëadvokojë për krijimin e pistave apo të njohura si korsitë, dedikuar biçikletave në qytet. Projekti vjen si rrjedhojë e rritjes së numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen. Bazuar në Institutin e Statistikave rezulton se vetëm në muajt janar-gusht 2019 në Durrës janë shënuar 83 aksidente, si pasojë e të cilave 16 persona kanë humbur jetën.

“Përmes këtij projekti ne synojmë të nxisim qytetarët në adresimin e problemit tek pushteti vendor dhe marrjen e masave të menjëhershme për shtimin e pistave të biçikletave dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme”, shpjegon Xheni Shtemari, drejtues i nismës që mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Një pjesë e këtyre aksidenteve kanë lënë si viktima përdoruesit e biçikletës në qytet. Siç ishte rasti i qytetarit me iniciale Xh.S., i cili u rrëzua nga biçikleta për të mos u ngritur më. 63 vjeçari që po lëvizte me biçikletë mëngjesin e 25 prillit u godit nga një kamion që sipas raportimit të Policisë së Durrësit mundi të identifikohej 24 orë pas ngjarjes, pasi shoferi u largua pa i dhënë ndihmën e parë të moshuarit.Ndërsa shumë aksidente me lëndime të lehta shpesh nuk raportohen në polici. Gjithashtu edhe ndikimi në uljen e ndotjes së ajrit është një prej efekteve pozitive që sjell përdorimi i biçikletës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rezulton se në Shqipëri për gjatë vitit 2017 humbën jetën 16 persona për shkak të ndotjes së ajrit. Sipas mjekëve përdorimi i biçikletës përbën një aktivitet fizik të dobishëm për shëndetin dhe mjedisin. Përdorimi i saj përmirëson po ashtu shëndetin mendor dhe humorin. Gjithashtu zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarkteve, diabetin dhe ul prevalencën e obezitetit. Ndërkohë gjatë pandemisë së SARS-CoV-2 qytetarët kanë rendur drejt biçikletave si e vetmja mënyrë për të dalë me qëllim plotësimin e nevojave të tyre. “Përpara kësaj situate qytetarët kishin frikë të përdornin biçikletën, në mungesë të korsive të dedikuara në rrugët e qytetit”, shpjegon Marjeta Guzi, përfaqësuese e grupimit Bicycle Durrës. “Pas stabilizimit të situatëspushteti vendor duhet të nisi projekte konkrete që shtojnë pistat në qytet”, përfundon ajo. Këto kërkesa të qytetarëve do të adresohen përmes krijimit të një harte me propozime konkrete ecila do të identifikojë rrugët që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje. Peticioni dhe pedalimet që “Bicycle Durrës” do të organizojë do të kërkojnë që edhe në rrugët apo blloqet e banimit që do të rikonstruktohen apo rindërtohen pas tërmetit, të përfshihen pistat e biçikletave. Grupimi është i hapur për çdo qytetar dhe përdorues të biçikletës, të cilët duan të krijojnë një komunitet të tyrin, duke ju bashkuar pedalimeve sensibilizuese, peticioneve apo piknikëve shplodhëse. /Aurora Shpataj/