Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksidenti fatal në Kavajë që përfundoi me 3 viktima/ I riu vdes ditën e lindjes, jeta e vështirë e viktimave në Kavajë, jetim dhe kamerierë

Postuar: 16/05/2019 - 11:36

Vendi ku ndodhi aksidenti tragjik dy netë më parë në Kavajë, është një zonë mjaft e frekuentuar pothuajse çdo natë nga qytetarët, që bëjnë aty xhiron e zakonshme, e kthyer prej vitesh në ritual. Banorët e Kavajës janë të shqetësuar, sepse pavarësisht rrezikshmërisë që paraqiste, policia asnjëherë nuk kishte marrë masa, as me sinjalistikë, apo me vendosjen aty të një grupi, ose makine qarkullimi.

Qyteti është edhe sot i mpirë nga ngjarja. Mësohet se dy djemtë e rinj që humbën jetën ishin kamarierë të dy në të njëjtin vend. Punonin për të mbajtur familjet. Atë ditë po festonin ditëlindjen e Vilson Carës dhe kishin marrë makinën me qira. Gentian Belba ishte nga ana tjetër jetim dhe ka pasur një jetë të vështirë.

Në ecjen e fundit fatale me makinë, ata i moren jetën edhe një gruaje, Lumturie Demrozi, e cila kishte dalë me familjen për xhiron e darkës. Në orën qe ndodhi aksidenti, zona ishte e mbipopulluar.

Zyrtarisht Policia tha se makina që po lëviznin Vilson Cara dhe Gentian Belba ishte më shpejt se 110 km në orë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 14 majit, në dalje të qytetit të Kavajës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 20:30

Automjetet që dalin nga kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë, nuk do të kontrollohen me vetëm nga Policia Shqiptare. Efektivët e misionit Frontex në vendin tonë, të cilët do të bëjnë edhe kontrollin e makinave.

Postuar: 26/05/2019 - 20:17

Anila Bushi, një 38-vjeçare me pothuajse 20 vite martesë, thotë se nuk i intereson fare bashkësho

Postuar: 26/05/2019 - 19:13

Është kryer ekstradimi i shtetasit shqiptar R.K, 31 vjeç, lindur në Tepelenë, nga Vjena drejt ven

Postuar: 26/05/2019 - 16:54

Për mbi 20 vite kanë jetuar nën një çati, por Nazmia nuk është sjellë me vjehrrën ashtu siç është

Postuar: 26/05/2019 - 16:12

Nesër pasdite ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, më t

Postuar: 26/05/2019 - 16:03

Në pikën kufitare të Morinit këtë fundjavë ka patur pak lëvizje në të dy anët e doganës  së

Postuar: 26/05/2019 - 15:08

Ambasada amerikane ka publikuar ditën e sotme një njoftim për të gjithë shqiptarët që kanë fitu