BREAKING NEWS

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë, surprizon me deklaratën për Kryemadhin: Jam mërzitur! Do ju tregoj mesazhet e Monikës e Vasilit

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e
x

Aktualitet

Aksidenti i rëndë me makinën e blinduar tek “Shqiponja”, policia jep detajet: Shoferi i plagosur ndodhet në spital, ja kujt i përket automjeti!

Aksidenti i rëndë me makinën e blinduar tek

Mbrëmjen e djeshme ndodhi një aksident tek “Sheshi Shqiponja”, ku një mjet luksoz u përmbysur, duke përfunduar jashtë rruge. Siç shihet në pamjet e siguruara, makina tip “Benz G-Class” me targa ruse, është kthyer përmbys në rrugë.

Sipas policisë automjeti me targa ruse kishte drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër. Ky i fundit ndodhet në spital për mjekim. Po ashtu mësohet se makina ka qenë e blinduar. Ende nuk dihen shumë detaje për këtë ngjarje.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.