BREAKING NEWS

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon
x

Aktualitet

Aksidenti i rëndë tek ‘kthesa e vdekjes’ në Elbasan, vjen reagimi i parë nga Policia

Aksidenti i rëndë tek ‘kthesa e vdekjes’ në Elbasan,

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Këta të fundit janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor. 

Elbasan/ Informacion paraprak: Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.