BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Aktualitet

Aksidenti me 2 të vdekur dhe 8 të plagosur në Gramsh, dalin pamjet kur të plagosurit sirianë transportohen në spital

Aksidenti me 2 të vdekur dhe 8 të plagosur në Gramsh, dalin

Nga aksidenti i rëndë i ndodhur sot në mbrëmje, në Gramsh policia bën me dije se kanë humbur jetë dy persona (shoferi dhe pasagjeri) ndërsa të plagosur kanë mbetur tetë të tjerë.

Bëhet me dije një 28 vjeçar i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip  "Fuoristradë", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë të thellë rreth 10 metra.

Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë. Kurse 3 të tjerë po qëndrojnë në spitalin e Gramshit dhe duket se janë jashtë rrezikut për jetën. 

Mësohet se të gjithë pasagjerët që ndodheshin në makinë janë meshkuj.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekrez. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.