Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksidenti me 4 viktima, "arrest me burg" për njërin prej shoferëve

Aksidenti me 4 viktima, "arrest me burg" për njërin prej shoferëve

Postuar: 12/07/2013 - 14:06

"Arrest me burg", ka qenë masa e sigurisë dhënë nga Gjykata e Elbasanit, për njërin prej shoferëve të tre makinave të cilat u aksidentuan në 8 korrik, në aksin Elbasan-Librazhd, ku humbën jetën 4 persona. Gjykata ka lenë në burg shtetasin Edvin Çuculi, i cili drejtonte makinën tip "BMW" me targë AA971EA, ndërsa shoferi i furgonit me targë LB001A, Eduart Haskurti dhe drejtuesi i kamionit që u përfshi në aksident, do të hetohen në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve, rezultoi se aksidenti ka ndodhur për shkak të parakalimit të gabuar të mjetit, që drejtohej nga shtetasi Edvin Çuculi. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e 8 korrikut, në afërsi të fshatit Xibrakë të Elbasanit, ku gjetën vdekjen katër persona.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 15:23

Olsian Çela është zgjedhur kryeprokurori i ri i Shqipërisë. Ai ka marrë mbështetjen e 101 deputetëve.

Postuar: 05/12/2019 - 14:59

Tre qytetarë që mbetën të plagosur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit po kurohen jashtë shtetit.

Postuar: 05/12/2019 - 14:51

Mbrëmjen e djeshme Tepelena u trondit nga një atentat ndaj dy vëllezërve Artan dhe Artur Bresha.

Postuar: 05/12/2019 - 14:33

Ka mbërritur ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës një autokolonë me ndihma si çadra dhe

Postuar: 05/12/2019 - 13:23

Pallati i cili para 2 ditësh strehoi 70 familje të prekura nga tërmeti i është vënë shiriti dhe ë