Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër, Policia zbardh shkaqet dhe gabimin fatal

Postuar: 17/07/2017 - 11:10

Policia ka zbardhur detajet nga hetimi per aksidentin e djeshem ne aksin Lezhe-Shkoder, nga i cili humbi jeten nje shtetas kosovar dhe mbeten 6 te tjere te plagosur.

Sipas njoftimit të Policisë shkak për aksidentin ka qenë gabimi në parakalim i drejtuesit të Audit me targë SH0044E, shtetasit Kreshnik Bekteshi

Aksidenti 

Më datë 16.07.2017, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Interurban dytësor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kodhelit me Gjadrin – Lezhë, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se mjeti Audi me targë SH0044E që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Bekteshi, duke kryer parakalim të gabuar, është përplasur me mjetin Volkswagen Polo me targë D-BF54 që drejtohej nga shtetasi kosovar B.F.

Gabimi i drejtuesit tjeter 

Kurse mjeti Benz me targë AA627JH që drejtohej nga shtetasi B.B., ( vëllai i drejtuesit të mjetit Audi), ka qenë duke ecur pas mjetit Audi, dhe pasi ka parë përplasjen, ka ndaluar për t’u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve, por nuk ka siguruar mjetin, i cili ka rënë në kanalin vaditës, buzë rrugës.

Nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi kishin dalë nga mjeti të gjithë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit Volkswagen shtetasi B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë si dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, vëllai i drejtuesit, shtetasi B.F. 37 vjeç , i cili ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu janë lënduar drejtuesi i mjetit Audi dhe pasagjerët po në këtë mjet, ku nga këta, shtetasi Kreshnik Bekteshi , 44 vjeç dhe pasagjeria S.B. 35 vjeçe ,banues në Shkodër, ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasit V.M. 70 vjeçe, N.T. 17 vjeçe dhe A.B. 3 vjeç, banues në Shkodër ndodhen në Qendrën e Traumës në Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Shtetasi Kreshnik Bekteshi, u arrestua në flagrancë , për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/07/2017 - 17:09

Policia e Durrësit ka vënë në pranga, dy vëllezër pasi kanë goditur me sende të forta dhe me thikë njeri-tjetrin. Ata kanë qenë në gjendje të dehur kur janë konfliktuar.

Postuar: 28/07/2017 - 16:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një fëmijë 9 vjeç është mbytur në ujërat e lumit Gjadër.

Postuar: 28/07/2017 - 16:27

Një tjetër bombol gazi raportohet të ketë shpërthyer, kësaj here në qytetin e Lushnjës.

Postuar: 28/07/2017 - 15:39

Efektivi i Policisë i cili pësoi aksident ditën e diel në Gjirokastër ka humbur jetën pasi ishte i shtruar ne spitalin e Traumes ne Tirane.

Postuar: 28/07/2017 - 15:27

Në zbatim të planveprimit dhe nga monitorimi nga ajri u zhvillua operacioni policor nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane, me qël

Postuar: 28/07/2017 - 14:52

Ditën e sotme Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës në Korçë.

Postuar: 28/07/2017 - 14:22

Një fëmijë 9-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi është mbytur në lumin e Gjadrit. 

Informacioni paraprak nga Vau i Dejës- Shkodër: