BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Aktualitet

Aksidenti tragjik me 6 të plagosur në aksin Elbasan-Peqin, mes tyre çifti i mjekëve të njohur. Shikoni si janë shkatërruar makinat

Aksidenti tragjik me 6 të plagosur në aksin Elbasan-Peqin, mes tyre

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë plagosjen e gjashtë personave është shënuar sot në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Gjashtë të lënduarit kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Mësohet se pesë nga të plagosurit po udhëtonin me mjetein tip “Benz”. Dy prej tyre, janë një çifti mjekësh, ku gruaja punon si laborante dhe bashkëshorti okulist.

Nga pamjet e siguruara shihen automjetet e përplasura që janë shkatërruar e bërë “shoshë”.

Pas aksidentit në vendngjarje raportohet se është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëses.

Ndërsa policia nuk ka ende një informacion zyrtar mbi aksidentin.