BREAKING NEWS

Vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar Reformën Zgjedhore, SHBA hedh hapin e rëndësishëm, zyra e shtypit të ambasadës njofton lëvizjen e Yuri Kim ditën e sotme

Vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar Reformën
x

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Lezhë, identifikohet viktima (Emri)

Aksidenti tragjik në Lezhë, identifikohet viktima (Emri)

Sipas uniformave blu, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit” në Lezhë, një mjet me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën dhe ka lënë të vdekur në vend drejtuesin e saj.

Viktima është Zef Stenaj, 61-vjeç nga Torovica e Lezhës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Lezhë, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,  mjeti me drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues  në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e  Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

Më të lexuarat