Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksidentohet për vdekje 19 vjeçari në Pogradec, në kërkim autori

Aksidentohet për vdekje 19 vjeçari në Pogradec, në kërkim autori

Postuar: 20/04/2013 - 13:16

Një 19 vjeçar ka ndërruar jetë sot teksa është përplasur nga një automjet që udhëtonte tej normave të lejuara. Aksidenti me pasoja për jetën ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në fshatin Gështenjas të Pogradecit .

19 vjeçari Ilirjan Hyzellari, ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë, kur është përplasur për vdekje nga një mjet, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja duke e lënë në mes të rrugës të riun e pajetë.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e aksidentit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 39

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 22:47

Një operacion i madh policor po zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga RENEA kanë rrethuar zonën nga bashkia, drejt “Alfa Bank” si dhe rrugicat nga “sporti vjetër”.

Disa godina janë të rrethuara.

Postuar: 22/07/2017 - 22:09

Një zjarr masiv ka përfshirë masivin pyjor Malaj-Shebe në Mirditë.

Postuar: 22/07/2017 - 21:57

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka shkuar në terren duke monitoruar masat e strukturave të Emergjecave Civile gjatë ndërhyrjes për izolimin dhe shuarjen e zjarrit masiv që

Postuar: 22/07/2017 - 21:11

Një 44-vjeçar shqiptar, në kërkim prej dy vitesh nga autoritet italiane, është arrestuar nga karabinierët e Pisa-s, raportojnë sot mediat lokale.

Postuar: 22/07/2017 - 21:01

Mediat britanike raportojnë se tre shqiptarë janë dënuar me 20 vjet burg. Sipas mediave shqiptarët akuzoheshin për pastrim parash dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen.

Postuar: 22/07/2017 - 20:49

Policia e Firences ka vënë në pranga një 33 vjeçar shqiptar për shpërndarje droge.

Postuar: 22/07/2017 - 20:39

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në aksin rrugor Milot-Burrel, ku ka marrë edhe dëmtime drejtuesi i mjetit gjatë tentativës për të shuar zjarrin.