BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Aktualitet

Aksidentoi me skaf për vdekje turisten në Ksamil, prangoset biznesmeni

Aksidentoi me skaf për vdekje turisten në Ksamil, prangoset biznesmeni

Adoleshentja ruse, Kseniya Ryok, e cila humbi jetën dje në plazhin e Ksamilit, është goditur nga një skaf dhe vdekjen e saj e kanë shkaktuar mjete prerëse helikë. Ky është rezultati i ekspertizës së spitalit të Sarandës për shkaqet e vdekjes së turistes. Burime pranë spitalit të Sarandës thanë se ekspertiza ka saktësuar pikërisht mjetet prerëse tip helikë si shkak për vdekjen tragjike të Kseniya Ryok nga Shën Petersburgu. Ndërkohë, policia ka zbuluar dhe sekuestruar skafin që dyshohet se ka goditur të miturën si dhe ka arrestuar pronarin e mjetit lundrues, Ermal Fataj. Policia bën me dije se nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë ka rezultuar se mjeti lundrues i përket shtetasit Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil. Ai ka tentuar të fshehë skafin por është zbuluar menjëherë nga uniformat blu. Mësohet se Fataj është marrë në pyetje për disa orë në polici dhe ka mohuar akuzat. Por nga ana tjetër në helikën e skafit u gjetën flokë, të cilat po i nënshtrohen analizave të ADN-së për të vërtetuar nëse i përkasin 15-vjeçares nga Shën Petersburgu. Fataj është një biznesmen nga Ksamili që ka në pronësi disa mjete lundruese që i përdor për të shëtitur turistë në ishujt e Ksamilit. Kseniya Ryok u nxor e pajetë nga plazhi i Ksamilit një ditë më parë, pasi u pikas nga familjarët teksa pulsonte mbi ujë. Ajo kishte plagë në kokë dhe trup, të cilat për pasojë i kanë shkaktuar vdekjen, ndërsa dëshmitarë okularë thanë se pranë vendit të ngjarjes kishte kaluar një mjet lundrimi. Prokuroria dhe Policia nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa Trupi i pajetë i ruses u dërgua në morgun e spitalit të Sarandës për t'iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Në zonën e “Tre Ishujve”, gjatë ditës së djeshme është ndalur qarkullimi i mjeteve lundruese me motor, pasi kjo zonë konsiderohet ende si vendi i krimit, pasi shkak për vdekjen e 15- vjeçares, dyshohet të ketë qenë një goditje nga një motor uji.