Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksidentoi për vdekje kalimtarin, deputeti Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë

Postuar: 12/08/2017 - 18:18

Deputeti Aqif Rakipi do të hetohet në gjendje të lire dhe është liruar me urdhër të Prokurorisë, pas aksidentit me vdekje që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. 

Prokuroria arsyeton se deputetit i është prerë rruga menjëherë nga tregtari 54-vjeçar dhe pritet të hetohet në gjendje të lirë.

Ndonëse u largua nga vendngjarja, deputeti u vetëdorëzua në polici dhe siç sqaruan blutë e kryeqytetit “janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes”, pas të cilave del që tregtari i kishte prerë atij rrugën.

 

Automjeti i perfshirë në ngjarje, ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi ka përplasur për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:41 minuta, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se viktima, Seit Sorra 54-vjeç i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa AA002 CY.
54-vjeçari Sorra ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2017 - 19:52

Një shqiptar u arrestua në një fermë kanabisi në Middlesbrough Britani.

Sipas burimeve të policisë Art Lici, 29 vjeç, u arrestua teksa po përpiqej të arratisej nga oborri i pasmë i një shtëpie në rrugën “Princes”, Gresham, Middlesbrough.

Postuar: 17/10/2017 - 19:33

Një punonjës policie u arrestua për “shpërdorim detyre”, pasi mundësoi pajisjen me armë të një personi me precedentë penalë.

Postuar: 17/10/2017 - 18:45

Një shqiptar u arrestua nga policia kufitare, pasi tentoi të kalonte me dokumeta false drejt Britanisë.

Postuar: 17/10/2017 - 18:22

 Për të gjithë studentë që kanë ardhur për të studiuar në universitetet e Tiranës, Bashkia ka përgatitur një guidë orientimi

Postuar: 17/10/2017 - 18:18

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar dosjen e plotë të autoriteteve italiane për hetimin e bandës së drogës që drejtonin Habilajt.

Postuar: 17/10/2017 - 17:33

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuan nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Postuar: 17/10/2017 - 16:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, si pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Medresesë, në Tiranë.