BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Aktualitet

Aksion blic në kryeqytet, 6 të arrestuar në flagrancë orët e fundit. Zbardhen akuzat që rëndojnë mbi to

Aksion blic në kryeqytet, 6 të arrestuar në flagrancë

6 persona janë vënë nën prangat e policisë, gjatë 24 orëve të fundit, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.21-vjeçari me iniciale A.S. u kap nga polica, pasi është dënuar me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

28-vjeçari me iniciale R.G. u arrestua, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan. Edhe ndaj 22-vjeçarit me iniciale R.D. rëndon e njëjta akuzë.

35-vjeçari me iniciale Xh.A sulmoi një vajzë në Rrugën e Elbasanit, në përpjekje për t’i vjedhur unazën. Policia njofton se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për tregti lëndësh narkotike.

26-vjeçari me iniciale Rr.J u arrestua, pasi u kap me një armë të ftohtë të llojit dorezë metalike, në Rrugën e Kavajës.

Ndërkohë, policia rrugore njofton se ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale A.A, pasi po drejtonte motorrin në gjendje të dehur.

Njoftim i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin A. S., 21 vjeç( i kapur nga seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
R. G., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
Xh. A., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, sepse në Rrugën e Elbasanit ka tentuar të vjedhë unazën, shtetases M. B.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Rr. J., 26 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet e iu sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit A. A., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin motorr në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat