BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Aktualitet

Aksion në Elbasan/ Pesë persona vihen në pranga, Policia zbardh akuzat që rëndojnë mbi to

Aksion në Elbasan/ Pesë persona vihen në pranga, Policia zbardh

Policia e Elbasanit me anë të një njoftimi zyrtar bëjnë me dije se kanë vënë në pranga 5 persona për shkak se akuzohen për dhënie ndihmë të emigrantëve të paligjshëm. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.R., 28 vjeç, E.K., 27 vjeç, të dy banues në Devoll, J.D., 28 vjeç, M.Gj., 29 vjeç, dhe N.A., 23 vjeç, të tre banues në Durrës.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, në fshatin Mengël, janë kapur duke transportuar 10 shtetas të huaj. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalimtarët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Policisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan dhe Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan dhe të Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë zhvilluar me sukses operacionin policor “Kalimtarët”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.R., 28 vjeç, E.K., 27 vjeç, të dy banues në Devoll, J.D., 28 vjeç, M.Gj., 29 vjeç, dhe N.A., 23 vjeç, të tre banues në Durrës.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, në fshatin Mengël, janë kapur duke transportuar 10 shtetas të huaj. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 2 automjete, 5 aparate celular dhe 1 dozë lëndë narkotike kokainë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.