BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Aktualitet

Aksion në Tiranë/ Policia arreston në flagrancë tetë persona. Zbardhen akuzat që rëndojnë mbi to

Aksion në Tiranë/ Policia arreston në flagrancë tetë

Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve për orët e fundit. Sipas uniformave blu janë arrestuar në flagrancë tetë persona për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik, bënë ndalimin e shtetasit S. K., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta, me një mjet prerës (i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale).

Po nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•I. A., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave të cilët rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” pasi me datë 25.07.2021, shtetasi I. A., 39 vjeç, i ka vjedhur një aparat celular shtetasit R. M., dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. L;

•H. D., 38 vjeç, pasi i ka vjedhur një shumë parash shtetasit I. A dhe një aparat celular shtetasit G. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura;

Q. Q., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 63 vjeç, pasi i ka vjedhur disa sende personale shtetases M. B. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera në Kavajë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.