BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Aktualitet

Aktakuza e Gjykatës Speciale/ Përveç Hashim Thaçit e Kadri Veselit, akuzohen edhe zyrtarë të tjerë të lartë (Zbulohen EMRAT)

Aktakuza e Gjykatës Speciale/ Përveç Hashim Thaçit e

Prokuroria e Hagës e ka bërë publike aktakuzën e përgatitur ndaj Presidentit Hashim Thaçi, i cili gjatë periudhës së luftës së Kosovës, ka qenë drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, që ka qenë një nga udhëheqësit e UÇK-së.

Dy krerët e lartë shtetëror të Republikës së Kosovës, akuzohen për krime lufte gjatë periudhës së Luftës së Kosovës, ndërsa aktakuza akoma nuk është konfirmuar nga gjykata.

Prokuroria nuk ka zbuluar emra të tjerë, mirëpo tashmë janë bërë publikë nga një media kosovare edhe emrat të tjerë që supozohet se janë në të njëjtën aktakuzë me Thaçin e Veselin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, janë të akuzuar nga Gjykata Speciale, e bashkë me ta edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Sipas Përmbledhjes Ekzekutive të propozim-akuzës të publikuar nga portali arbresh.info, thuhet se se ka prova të rëndësishme për vendosjen e përgjegjësisë të këtyre zyrtarëve të nivelit të lartë.

“Ky rrëfim përcakton prova të rëndësishme për vendosjen e përgjegjësisë në një nivel të lartë për krimet e ndodhura në vendet kryesore të identifikuara të paraburgimit në 1998/1999”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Në dokumentin  e Gjykatës Speciale, përmenden fshatrat Jabllanicë, Likoc, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Baicë, Llapashticë, Kleçkë dhe Zllash, të cilat gjatë periudhës së Luftës së Kosovës, kanë qenë zona aktive apo baza të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më të lexuarat