BREAKING NEWS

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë për parandalimin e koronavirusit, ka shkaktuar më shumë të vdekur

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë
x

Aktualitet

Aktori Asqeriu flet hapur, zbulon 'përplasjen' me drejtorin e Teatrit Kombëtar: Më la dy vjet pa punë, mori hak!

Aktori Asqeriu flet hapur, zbulon 'përplasjen' me drejtorin e

Aktori i njohur Bujar Asqeriu ka treguar debatin me drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli.

Në emisionin 'Kjo javë' Asqeriu tha se ka pasur mendim ndryshe nga Çuli dhe se thoshte të vërtetën, e për këtë e ka "pësuar". Ai thotë se Çuli u hakmorr ndaj tij, duke mos i dhënë rol dhe duke e lënë dy vjet pa punë. 

"Ka pasur debat mes meje dhe atij që drejton teatrin. Sepse i thashë gjërat e vërteta, ashtu siç janë. Ka pasur debat në media. Edhe ai u hakmorr. Më la dy vjet pa punë. E punë e madhe. Unë luaj në vende të tjera. Nuk qahem unë pse s'më dhe rol. E çfarë pastaj. Unë jam lojtar, më jep topin dhe unë luaj. Shkoj e luaj në teatro të tjerë. Çfarë të bëra more zotëri, jam kundra teje, po jam kundra teje, kam mendim ndryshe, e çfarë pastaj? Jam kundra atij që është kundra kulturës dhe vetë teatrit", ka thënë Bujar Asqeriu.

Më të lexuarat