BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Aktualitet

Akuzat për mungesë tamponësh, Instituti i Shëndetit Publik ‘i mbyll gojën’ Partisë Demokratike me përgjigjen (Reagimi i plotë)

Akuzat për mungesë tamponësh, Instituti i Shëndetit Publik

Instituti i Shëndetit Publik i është kundërpërgjigjur akuzave të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, për mungesën e tamponëve.

ISHP sqaron se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t’iu përgjigjur situatës së krijuar nga Covid19. Sipas këtij institucioni, në këtë situatë nuk duhet të bëhet politikë me koronavirusin.

“Instituti i Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga i gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët. Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshuar si të prekur nga Covid19.

I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’i bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës”, thuhet në deklaratë.

Më të lexuarat