BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Akuzohen për grabitje kasafortash të bizneseve, gjykata lë në burg 5 grabitësit

Akuzohen për grabitje kasafortash të bizneseve, gjykata lë

Gjykata e Tiranës ditën e djeshme ka lënë në burg 5 të arrestuarit që akuzohen për vjedhjen e 20 kasafortave të bizneseve të ndryshme në vendin tonë. Ditën e djeshme dolën përpara togave të zeza të kryeqytetit për tu njohur me masën e sigurisë, Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë, Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë, Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje, Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje, Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Gjyqtarja Tereza Lami, pasi u njoh me akuzat dhe gjeneralitetet e pesë të pandehurve caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, për grabitësit e kasafortave. Ky grup kriminal merrej kryesisht me vjedhjen e kasafortave të bankave dhe bizneseve të ndryshme u godit në sajë të operacionit “Forca e Ligjit”. Sipas policisë 5 antarët e këtij grupi kriminal, lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Ata kanë kryer 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve. Ndërkohë që janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve. Grabitjet kanë nisur nga prilli i 2017 deri në qershor të këtij viti, kur janë realizuar tre të tilla, nga 11 të dokumentuara, por dyshohet se ky grup ka kryer rreth 20 grabitje.

Hetimet

Prokurorisë së Tiranës i është dashur gati një vit hetime për të rënë në gjurmët e autorëve të grupit që kryente grabitjen e kasafortave të bizneseve. Të pestë anëtarët tashmë të arrestuar por edhe persona të tjerë të paidentifikuar vepronin shumë të kamufluar, dhe për çudi asnjëherë nuk janë takuar të pestë, çka ka sjellë vështirësi për ti zbuluar. Anëtarët e grupit hetimor kishin vetëm fotografitë e disa prej tyre, fotografi që kishin dalë nga pamjet filmike të disa bizneseve ku ata kishin grabitur, por sërish hetuesit nuk ishin në gjendje të mësonin emrat e tyre. Përgjimet telefonikë dhe GPS i montuar në një prej makinave që lëvizte grupi i katër skifterëve të arrestuar një ditë më parë ka ndihmuar prokurorinë dhe policinë të zbulojë të ashtuquajturit “hijet e natës”, bandën mbi të cilën rëndojnë akuzat për grabitjen e 11 kasafortave në më pak se 1 vit. Kontrolli i GPS-ve, nga policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë, çoi në dokumentimin e grabitjeve të kryera nga ky grup. Sipas organit të akuzës mësohet se ky grup ka kryer 11 grabitje në Tiranë, 6 në Durrës, 1 në Kavajë dhe 2 në Berat. Shumica e grabitjeve kanë ndodhur në 2 vitet e fundit. GPS e makinave të marra me qira përkonin vendndodhjen e bizneseve të grabitura. Edhe disa karta telefonash celularë të këtij grupi, përputheshin me vendndodhjen e makinave. Një tjetër provë e rëndësishme sipas hetuesve janë kampione të mbetjeve biologjike të gjetura nga ekspertët në vendin e ngjarjes. Pjesë e grupit ishte edhe 27-vjeçari Valmend Pelivani, 27 vjeç i dënuar më parë për vjedhje, i përfshirë edhe në një përplasje me armë në shkurt të këtij viti në një lokal në zonën e Tiranës së re. Prej dy muajsh pesë të arrestuarit janë mbajtur nën përgjim e vëzhgim. Nga hetimet ka rezultuar se ky grup kriminal ka qenë shumë i sofistikuar dhe mjaft profesionist. Anëtarët e këtij grupi kanë pasur detyra konkrete, nga piketuesit e subjekteve që do grabisnin tek identifikimi i pronarit, lëvizjeve të stafit e deri tek orari ku do ndërhyhej. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ata shmangin daljet në publik në zonat ku do grabisnin dhe monitoronin në distancën objektet dhe herë pas herë përdornin dhe dylbi. Shuma totale që ndodhej në 20 kasafortat e grabitura, ende nuk është bërë e ditur, pasi po përllogariten vlerat monetare që pronarët e bizneseve kanë deklaruar. Dyshimet e para flasin për miliona euro që ky grup arriti të grabiste nëpër biznese të ndryshme, siç ishin supermarkete, dyqane, mobilieri. Një pjesë e mirë e parave mendohet se i kanë shpenzuar në lojërat e fatit. 5 skifterët e kasafortave pritet që ditën e sotme të dalin parapara Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë./ Elvis Myrta