BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Akuzohet për korrupsion, gjykata lë në burg kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri

Akuzohet për korrupsion, gjykata lë në burg kushëririn e

Kujtim Miri, kushëriri i dytë i gjyqtarit Shkëlqim Miri është lënë në burg pasi akuzohet për korrupsion. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Mirin pasi dyshohet se ka qenë njëri prej sekserëve të marrëveshjes 30 mijë euroshe mes Shkëlqim Mirit dhe të kërkuarit Gentian Doda, për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Matit, që i kualifikoi veprën penale të dënuarit, duke sjellë edhe lirimin e tij.

Seanca u zhvillua ditën e djeshme te Gjykata e Krimeve të Rënda ku Kujtim Miri nuk preferoi që të fliste në sallën e gjyqit. Sipas dosjes hetimore, Kujtim Miri ka takuar disa herë Alban Bucin, i afërm të Gentian Dodës, për aferën e korrupsionit, shkruan “panorama”.

Buçi është i afërm i Gentian Dodës dhe ka qenë personi negociator për shumën që duhet të paguante i akuzuari te Shkëlqim Miri, që ky i fundit të votonte pro lënies në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë të Matit.

Mësohet se takimet janë zhvilluar në një lokal në Fushë-Krujë. Në këtë kohë, Gentian Doda vuante dënimin për “vrasje me paramendim” në burgun e Fushë-Krujës. Kujtim Miri u ndalua një ditë pas arrestimit të gjyqtarit, por nuk ka preferuar të flasë për organet ligjzbatuese. Ndërkohë, vazhdojnë të jenë në kërkim Gentian Doda dhe Alban Buci.

Për këta të dy, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg në mungesë. Edhe këta akuzohen për korrupsion, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë kundërshti për kualifikimin e veprës penale të të akuzuarit, e cila u ndryshua nga “vrasje me paramendim” në “plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”.

Gentian Doda vrau në vitin 1997 Gazmir Dedën dhe një person tjetër në qendër të qytetit të Burrelit. Pas vrasjes, ai jetoi në arrati për shumë vite, ndërsa u dënua nga Gjykata e Matit me 20 vjet burg në mungesë. Doda u fsheh në Britani për një kohë të gjatë me emrin e një refugjati lufte nga Kosova, së bashku me vëllanë e tij. Mirëpo, ka qenë një udhëtim në SHBA që e vuri pas hekurave.

Në vitin 2012, Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë arriti marrëveshjen me autoritetet amerikane për ekstradimin e Dodës, me kushtin që të bëhej rigjykim, pasi ishte dënuar në mungesë. Pas disa vitesh kërkesa dhe ankimime, rigjykimi vendosi kualifikimin e veprës penale të Dodës, me argumentin se viktima kishte ndërruar jetë disa ditë më pas në spital dhe se mes autorit dhe viktimës nuk kishte pasur konflikte të mëparshme.

Këtë vendim, Prokuroria e apeloi në Apelin e Tiranës dhe Gentian Doda e pagoi 30 mijë euro Shkëlqim Mirin, që ky i fundit të votonte pro lënies në fuqi të atij vendimi, gjë që do të sillte lirimin e tij. Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e Matit në një votë 2-1, ku pro votoi edhe relatori Agim Bendo, por për të cilin nuk ka prova se është korruptuar. Kujtojmë se gjatë kontrollit, në banesën e Shkëlqim Mirit u gjetën rreth 330 mln lekë të vjetra, nga 30 që kishte deklaruar gjyqtari.