BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Aktualitet

Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ Ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA, ku pritej të jepej vendimi nga SPAK për gjyqtarin e KPA, Luan Daci, por ja çfarë ndodhi

Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ Ishte e pranishme edhe ambasadorja e

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shtyn seancën e komunikimit të masës së sigurisë për anëtarin e KPA, Luan Daci.

Shkak është bërë mungesa e këtij të fundit, i cili i paraqiti raport mjekësor përmes avokatit të tij Andi Duraj.

Seanca e radhës u caktua për të dielën, 24 maj, ora 12:00.

Gjyqtare e çështjes është Daniela Shirka, ndërsa prokuror Klodian Braho.

Dy ditë më parë, gjyqtari Luan Daci u pezullua nga funksioni i Gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërkohë SPAK ka nisur hetim pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet duke fshehur dokumentin e shkarkimit ne momentin e aplikimit ne KPA.

Kallëzimi për Luan Dacin u be nga ish anetari i KLP Besnik Cani edhe ky shkarkuar nga KPA.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka rregjistruar proçedimin penal Nr.56, viti 2020 për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal.

"Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë proçedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.