BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Akuzohet se trafikoi tonelata drogë drejt Italisë, lirohet nga qelia Moisi Habilaj, ja vendimi i Gjykatës së Katanias

Akuzohet se trafikoi tonelata drogë drejt Italisë, lirohet nga qelia

Moisi Habilaj, arrestimi i të cilit solli një zhurmë të madhe politike në vendin tonë dhe hapi një proces gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është liruar nga burgu. Gjykata e Apelit të Katanias ka caktuar ndaj Habilajt masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, deri në dhënien e dënimit të formës së prerë ndaj tij. Vendimi për lirimin e Moisi Habilajt u dha mesditën e së mërkurës nga Gjykata e Apelit të Katanias. Rreth një vit më parë më konkretisht në 19 qershor të vitit të kaluar Moisi Habilaj u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Katanias me 15 vite burg, vendim i cili u apelua nga mbrojtja. Seanca e parë në shkallën e dytë ndaj Moisi Habiljajt dhe grupit të tij u zhvillua më 15 maj, gjatë kësaj seance mbrojtja kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tyre, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Në vendimin e saj për lirimin e Habiljat, gjykata ka argumentuar se i pandehuri nuk ka rrezik për t’u larguar nga Italia apo të ndikojë në prishjen e provave. Gjithashtu në vendimin e saj Gjykata e Apelit të Katanias thotë se i pandehuri Habilaj do të jetojë në banesën e një kushëriri të tij i papërfshirë në vepra penale, në komunën San Michele di Ganzaria në provincën e Catanias. Sipas prokurorisë italiane Moisi Habilaj së bashku me vëllanë e tij Florjan Habilaj, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar italo-shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlerë mbi 20 milionë euro me mbështetjen e segmenteve të caktuara të Policisë së Shtetit. Gjykata e Katanias një vit më parë dënoi me 55 vite burg 6 anëtarët e grupit “Habilaj”. Për Naser Seitin gjykata vendosi dënimin e tij me 7 vite e 4 muaj; Antonio Riela u dënua me 14 vite burg, Meridian Sulaj 8 vite e 4 muaj burg, Angelo Busaca 7 vite e 4 muaj burg, Giuseppe Greco 2 vjet e 4 muaj burg. Ndërsa u liruan nga akuzat katër shtetasit italianë, Antonio Grieco, Carmelo Bertolini, William Patane e Massimiliano Bruno. Arrestimi i Habilajt në vendin fqinj, hapi dhe një proces gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në atë kohë Prokuroria për Krime të Rënda akuzoi ish-ministrin se ka bashkëpunuar për trafikun e drogës. Në tetor të vitit të kaluar Gjykata e Krimeve të Rënda i rrëzoi akuzat e prokurorisë dhe dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre. Në vendimin e arsyetuar të gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga prokuroria, nuk rezulton asnjë fakt që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve. Si gjykata ashtu edhe prokuroria apeluan vendimin dhe tashmë çështja po gjykohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Hetimet

Për median italiane, duke iu referuar të dhënave nga Prokuroria e Katanias, grupi i shkatërruar gëzonte në Shqipëri një mbështetje nga një pjesë e policisë. Sipas “Meridionews”, droga trafikohej nëpërmjet detit në Itali dhe më pas, aty i shpërndahej klaneve mafioze. Sipas prokurorisë italiane, Moisi Habilaj së bashku me vëllanë e tij Florjan Habilaj, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar italo-shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlerë mbi 20 milionë euro me mbështetjen e segmenteve të caktuara të Policisë së Shtetit. Grupi kryente trafikun e drogës kryesisht nga deti me anë të peshkarexhave. Kur mbërrinte në Itali droga i shitej disa klaneve mafioze në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, banda e Habilajve, kishte mbrojtje në Shqipëri nga drejtues të policisë dhe trafikun e kryente nëpërmjet rrugëve detare. “Organizata, e cila në Shqipëri gëzonte mbrojtje nga disa eksponentë të policisë, të cilët ishin të implikuar, kryente trafikun kryesisht nga deti, falë mbështetjes së disa anijeve të peshkimit. Në momentin që droga arrinte në Itali, ajo kalonte në nivelin e dytë. Disa persona të tjerë e blinin atë, dhe më pas, e rishisnin te pasuese të klaneve të mafies, kryesisht të provincave të Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës”, thuhet në dosjen e prokurorisë italiane.