BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Alarmi nga virusi vdekjeprurës, ekspertët e shëndetësisë japin lajmin e mirë: Nuk ka vend për panik!

Alarmi nga virusi vdekjeprurës, ekspertët e

Për kryetarin e Komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi, mosha e tretë është më e rreziku dhe kur ata kanë edhe sëmundje kronike, atëherë koronavirusi rezulton fatal. Ai bën thirrje që çdo person që ka dyshime, qoftë dhe simptoma të një gripi të thjeshtë duhet të vetëkarantinohet. Në lidhje me karantinimin e të gjithë personave që vijën nga jashtë , Roshi u shpreh se kjo është e pamundur, por përmes formularit që ta plotësojnë gjurmohen dhe nëse ka dyshime u kërkohet të rrinë në izolim. "Një i sëmurë me zemër dhe diabet apo me sëmundje të tjera kronike shtohet probabiliteti që koronavirusi të jetë agresiv dhe shpesh fatal. Kjo vlen edhe për rastet kur ke një grip të thjeshtë. Rekomandohet që në tetor-nëntor të bëhet vaksinimi. Nuk mund të futen në karantinë të gjithë personat që vijnë nga Italia, po përmes plotësimit të formularit bëhet gjurmimi i tyre dhe në rast dyshimi u kërkohet të izolohen"

Të njëjtën thirrje për vetizolim bëri dhe mjekia infektive Entela Ramosacaj, e cila shprehet se personat që kanë dyshime duhet të shmangin kontaktet me të tjerët. Në lidhje me shenjat që jep koronavirsi ato janë të një gripi të zakonshme, si temperaturë, dhimbje koke, fyti, muskulore. 'Personat që kanë udhëtuar në këto zona rreziku dhe kanë pasur kontakt me personat e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. Këta persona duhet të kenë sa më pak kontakt me njerëz pra të bëjnë një vetëkarantinim dhe nëse shfaqin shenjat e para të një virozë respiratore duhet të kontaktojnë në numrin e gjelbër apo urgjencë. Koronavirusi shfaq shenjat e një gripi të zakonshëm si temperaturë, dhimbje fyti, koke, muskulore".

Për Gjergj Kojën, ish ministër i Shëndetësisë, nuk ka vend për panik dhe se koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie më të ulët se gripi i zakonshëm. Koja tha se moshat e treta janë më të prekura dhe se kurimi i saj bëhet nga vetë imuniteti i njeriut. Ndërsa trajtimi i kësaj sëmundje është simptomatik përmes shenjave që shfaqen.

"Koronavirusi ka një përqindje më të ulët se grip i zakonshëm dhe viktimat kryesisht i ka në moshën e trete që kanë dhe probleme të tjera kronike. Paniku është i kotë dhe një vetëvrasje sociale. Nuk ka vend për panik. Ka mbi 20 mijë të shëruar nga koronavirusi. Është një sëmundje tërësisht e kurueshme dhe shërueshme, Nuk ka vaksinë akoma por reagon vete imuniteti në shërimin e saj, si në rastin e gripit të zakonshëm. Trajtohet me medikament në bazë të simptomave që shfaqen", tha Koja.

Gazmend Koduzi, pjesë e Komisionit të Shëndetësisë në PD, kërkoi që për të gjithë personat që vijnë nga zonat e prekura të futen në karantinë siç bëhet në Francë, Rumani apo Greqi. 'Nuk është koha as politikë dhe as për panik, por situata të lihet në dorë të institucioneve. Personat që vijnë nga zonat e prekura duhet të futen në karantinë të gjithë siç bëhet në Francë, Rumani apo Greqi. Karantina mund të ndahet o të futen tek ai i shtetit ose të izolohen në shtëpi.  Në Shqipëri ne ende nuk kemi gati karantinën', tha Koduzi.