Opinion / Editorial

Albin Kurti, kryeministri që do përmbushë testamentin amerikan për marrëveshjen me Serbinë

Albin Kurti, kryeministri që do përmbushë testamentin amerikan

Më në fund Kosova ka qeverinë e saj. Kjo qeveri vjen si një miksim i pacifikëve të Rrugovës dhe ekstremistëve të Albin Kurtit. Kryeministri i ri i Kosovës do të përballet me shumë sfida, të cilat duket se do i çjerrin maskën e qëndrestarit agresiv në opozitë, pasi detyrat që duhet të zbatojë janë minë me sahat në raport me qëndrimin refrektar atiserb.

Albin Kurti duhet të zbatojë një për një detyrat e vendosura nga patronazhi amerikan, duke filluar nga ulja e taksës 100 përqind me Serbinë, marrëveshjen për ndryshimin e kufinjve dhe uljen në tavolinë për të zgjidhur ngërçin midis dy shteteve. Megjithë anatemimet që Kurti, Haradinaj dhe koalicioni i qelbësirave proruse në Shqipëri i kanë bërë përpjekjeve të Edi Ramës, Hashim Thacit dhe Vuçic për të përmbyllur një detyrë të vendosur nga direktiva amerikane, duket që kryeministri i ri do të jetë zbatuesi i detyruar për përmbylljen e këtij procesi. Vonesa e marrëveshjes midis palëve për krijimin e qeverisë pati si shkak të vetëm dyzimin e Kurtit, për të zbatuar skenarin amerikan për qetësimin e situatës dhe mbylljen përfundimtare të një Kosove shtet të njohur nga Serbia. Interesimi i drejtëpërdrejtë i presidentit Trump duke vendosur në krye të këtij procesi dy pika të forta të DASH, Grenell dhe Palmer, solli krijimin e kësaj qeverie dhe marrjen e garancisë nga ana e Kurtit për të zbatuar skenarin e paqes me Serbinë. Albin Kurti do të zbatojë me përpikmëri skenarin amerikan dhe duke qenë pjesë e një force nacionaliste do jetë në gjendje ta kalojë sa me më pak kosto këtë proces përballë nacionalizmit fiktiv të grupimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri. Misioni i qeverisë së re është të çojnë vendin në paqe me Serbët dhe të zhdukin konfliktet dhe dasitë që kanë sot dy popujt pas një shekulli urrejtje mes tyre. Albin Kurtit do të zbatojë me përpikmëri detyrat e vendosura nga SHBA, mision që e nisën Edi Rama me Hashim Thaçin por që ju vu shkopij nën rrota nga Haradinaj në bashkëpunim me dyshen Berisha-Meta. Interesat amerikane në rajon duket qartë që përputhen me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhjen përfundimtare të kufinjve. Ka ardhur dita që kosovarët të ulin armët dhe të mprehin pendën, për të sjellë një marrëveshje që zgjidh njëherë e përgjithmonë çështjen e tyre duke krijuar një shtet që do njihet nga Serbia dhe të jetë pjesë aktive e OKB. Mjaft me folklorizma patriotike të pseudonacionalistëve mashtrues. Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë në dorë ndryshimin e historisë kosovare, për të përmbyllur njëherë e përgjithmonë kapitullin e luftrave dhe për tu bërë pjesë e një tregu të gjërë si shtet sovran i pranuar nga të gjithë.