BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Aktualitet

Aleanca e Bizneseve nxjerr shifrën, nuk do ta besoni sa miliona euro shpenzuan kosovarët në Shqipëri vetëm fundjavën që lamë pas

Aleanca e Bizneseve nxjerr shifrën, nuk do ta besoni sa miliona euro

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës kishte mbyllur gastroniminë, qendrat tregtare dhe shume aktiviteteve të tjera, shumë kosovarë ia kishin mësyer Shqipërisë gjatë fundjavës që lam pas.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se në nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë kosovarë e kanë lënë vendin dhe kanë shkuar kryesisht në Shqipëri.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë fundjavës kosovarët shpenzuan 10 milionë euro. Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri më 12 prill, për të kuptuar se sa qytetarë e kaluan vikendin në Shqipëri pasi që masat janë në fuqi.

“Për këto 4 ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë, biznesmenë, politikanë, sportistë, zyrtarë shtetërorë që kaluan në Durrës, Tiranë, Vlorë, Sarandë, Budvë, duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë, përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por, këto shpenzime duhet të jenë shumë më larta, sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.

“AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milionë euro për vikend në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafiteritë. 90% i shpenzojnë gjithë kapitalin kur kosovarët dalin jashtë. Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë vikend nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha ai. Shahini ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizneseve.