BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë në Kukës, paralajmërohet marshim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë në Kukës,

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vijuar edhe ditën e djeshme me protesta, të cilat tanimë i ka zhvendosur përtej Tiranës, dhe po i zhvillon edhe në qytete të tjera. Dje AMT është zhvendosur në qytetin e Kukësit, ku ka zhvilluar një protestë përballë sheshit të Pallatit të Kulturës. Qëllimi i zhvendosjes në qytete të tjera, sikurse e ka shprehur edhe vetë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, është mbledhja e firmave për peticionin, i cili kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu si ishte në të njëjtin vend dhe kërkon ndalimin e kullave në territorin e Teatrit Kombëtar. Aktivistët dhe artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë mbledhur firma për rindërtimin e teatrit nën moton “Ku ishte dhe siç ishte”. Protesta është mbështetur edhe nga dega e Partisë Demokratike në Kukës. Në këtë protestë, edhe pse për teatrin, nuk kanë munguar thirrjet e opozitës "Rama ik" apo "Poshtë komunistët". Sakaq, i pranishëm në protestë, regjisori Robert Budina ka bërë një thirrje dhe një deklaratë të fortë. Nga Kukësi Budina ka zbuluar planin se si do të vijohet me protestat e AMT, nga ku ka deklaruar se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjithë firmave të peticionit, Aleanca do organizojë një marshim gjigant në Tiranë. Ai tha se marshimi gjigant do të jetë për t’i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Budina theksoi se demokracia fitohet në shesh, duke ftuar kësisoj të gjithë qytetarët që të bashkohen ditën e tubimit gjigant, sikurse e cilësoi ai. “Ju e dini mirë në komunizëm, se keni qenë më të persekutuar, kujtoni poetët që ju vranë. Duhet të mbledhim peticionin, që shqiptarët nuk janë vetëm njerëz që mbushin barkun me bukë, por janë njerëz të kulturës. Mbasi të mbledhim firmat, do organizojmë një marshim gjigant në Dëshmorët e Kombit për t’i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Sepse do ngjallë besimin e të rinjve. Kemi 2 vjet e 3 muaj që protestojmë. Demokracia fitohet në shesh. Nuk është politika për të fituar pushtet, por për të fituar të drejtën. Mos e shihni si luftë për pushtet çdo post drejtues, por duhet të kërkoni llogari”, tha Budina.

Më të lexuarat