
“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Alpinistët serbë shpëtohen në Malin e Jezercës, policia merr me helikopter të lënduarin (PAMJET)

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Mars 2023

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me shpëtimin e 4 alpinistëve në Malin e Jezercës, ku njëri prej tyre ishte në gjendje të rënduar pasi dëmtoi këmbën. Blutë kanë nxjerrë pamjet nga ky moment dhe vihet re helikopteri që ka shkuar menjëherë në ndihmë.
Mësohet se pas ndihmës mjekësore, turisti serb është transportuar përsëri me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekipin mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë, i vijnë në ndihmë një turisti serb që ishte rrëzuar në malin e Jezercës dhe e kishte të pamundur lëvizjen, për shkak se kishte dëmtuar gjymtyrët.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan 50 forca policore nga Komisariati i Policisë Tropojë, Njësia Alpine e Reneas, forcat ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.
Për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe me dëborë, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, për të dërguar një helikopter, për ta transportuar turistin drejt spitalit, në Tiranë.
Rreth orës 10:05, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë 4 turistë serbë kanë kërkuar ndihmë, pasi njëri prej tyre, duke eksploruar zonën e Valbonës, në malin e Jezercës, kishte rënë nga një lartësi dhe kishte dëmtuar këmbën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të turist serb janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe një skuadër alpine e Reneas, së bashku me ekipin mjekësor.
Shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit kanë mundur të shkojnë në vendin ku kishte rënë turisti dhe për shkak të terrenit të vështirë malor dhe me dëborë, skuadra alpine e Reneas dhe shërbimet e Policisë kanë kërkuar ndihmën e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes, për të bërë të mundur transportimin e turistit.
Me ndihmën e helikopterit, pas shumë përpjekjesh, shërbimet e Policisë e kanë futur në helikopter turistin e dëmtuar dhe më pas e kanë zbritur në rrugën e automjeteve, ku dhe helikopteri ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore turistit serb.
Pas ndihmës mjekësore, turisti serb është transportuar përsëri me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Turisti serb ka falënderuar shërbimet e Policisë, ekipin e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe stafin mjekësor, që i erdhën në ndihmë në kohë reale, për t’i shpëtuar jetën.
Më të lexuarat


“Figurë komplekse”, kërkuesi shkencor hedh dritë mbi figurën e Ismail Qemalit: Ishte një diplomat karriere

Pse Noli refuzoi të kthehej në Shqipëri? Flet gazetari i njohur: Eshtrat e tij s’duhet të vijnë, varri në Boston pikë pelegrinazhi për shqiptarët

Samiti i Brukselit. VOA: NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor

Shirat e dendur dhe era e fortë thyen pemët në Librazhd, raportohen dëme në disa biznese

Dita e Pavarësisë, aktivisti i njohur del me thirrjen urgjente nga Anglia: Duam tekste të mësojmë shqipen

Vuajti dënimin politik, dëshmitari shokon me deklaratën e fortë: Në burgun e Tërbufit të burgosurit i varrosnin për së gjalli

VOA: Gjuha e urrejtjes po përdoret gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale në Shqipëri

Vodhën me maska nën kërcënimin e armës, pronarja argjendarisë zbardh detajet e bujshme: Morën 1 kilogram flori, njëri fliste në dialekt jugor ndërsa...

“Policia Rrugore është lënë rrugëve”, eksperti i sigurisë bën thirrjen e fortë: Të jepen paratë për orët që punojnë shtesë

Grabitën argjendarinë nën kërcënimin e armës, zbardhen detajet e bujshme: Përdorën targa të falsifikuara, dyshohet se autorët janë larguar drejt...
