BREAKING NEWS

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesorë, dyshohet se biznesmeni i njohur...

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të shmangen spekulimet dhe...

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë jehonë goditjes së liderit të PD-së

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë
x
BREAKING NEWS

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u qëllua me grusht në protestë, Homeland Justice publikon foton me shënjestër tek koka e Ramës dhe Yuri Kim dhe bëjnë paralajmërimin ‘bombë’

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u
x

Aktualitet

AMA ngre alarmin dhe del me njoftimin urgjent: Persona me precedentë penalë po trajtohen si “heronj” në media

AMA ngre alarmin dhe del me njoftimin urgjent: Persona me precedentë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka ngritur shqetësimin për përmbajtjet e transmetuara në ekrane.

Në një reagim zyrtar, AMA thekson se persona me precedentë penalë po trajtohen si “heronj” dhe lihen të bëjnë protagonizëm, duke justifikuar me nota aventureske aktet e tyre të dhunës, të tjera shkelje ligjore apo sjellje shoqërisht të dëmshme. Sipas AMA-s, këto qasje nxisin dhe justifikojnë dhunën apo rikthejnë konfliktin mes shtetasve.

AMA nxit të gjitha mediat të angazhohen në evitimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, që promovojnë dhe justifikojnë dhunën, përmes prezantimit glorifikues emocional të personave me precedentë penalë. Për rastet e evidentuara do të ndiqen procedurat administrative, sipas legjislacionit në fuqi.

Evitimi i përmbajtjeve audiovizive që nxisin dhe justifikojnë dhunën

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë procesit të monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, referuar kërkesave të ligjit 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka identifikuar një problematikë të përsëritur. Duke vlerësuar maksimalisht mbulimin audioviziv të çështjeve të sigurisë së rendit publik, investigimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale aktuale apo të mëhershme, ndihmesën në parandalimin e akteve kriminale, hetimin e autorëve të dyshuar, etj, AMA njëkohësisht konstaton me shqetësim, se persona me precedentë penalë herë-herë trajtohen si “heronj” dhe lihen të bëjnë protagonizëm, duke justifikuar me nota aventureske aktet e tyre të dhunës, të tjera shkelje ligjore apo sjellje shoqërisht të dëmshme. Qasje të tilla nxisin dhe justifikojnë dhunën apo rikthejnë konfliktin mes shtetasve.

Bazuar në ligjin 97/2013, i ndryshuar ( neni 4, Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive), sipas të cilit OSHMA-të udhëhiqen nga parimi i moslejimit të transmetimeve që “nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve”, (pika 2/d), “nxisin dhe justifikojnë dhunën” apo “ mund të nxisin vepra penale” ( neni 33, pika 1/d), veç mesazhit të gabuar, që japin për mbarë shoqërinë, këto përmbajtje audiovizive, referuar orarit të transmetimit, ndikojnë negativisht veçanërisht te të miturit, duke nxitur imitimin e modeleve dhe formave të sjelljes së papërshtatshme dhe ushtruar rrjedhimisht ndikim negativ në edukimin e tyre. Kjo megjithëse referuar ligjit 97/2013, i ndryshuar, transmetimet audiovizive duhet të “respektojnë në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e fëmijëve”, (neni 4, pika 1/b).

Nisur nga sa më sipër, AMA ka adresuar disa tërheqje vëmendjeje për OSHMA-të, ndërkohë që vijon monitorimin e përmbajtjeve të transmetuara.

Në këtë kontekst, AMA nxit të gjitha mediat të angazhohen në evitimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, që promovojnë dhe justifikojnë dhunën, përmes prezantimit glorifikues emocional të personave me precedentë penalë. Për rastet e evidentuara do të ndiqen procedurat administrative, sipas legjislacionit në fuqi.
AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Më të lexuarat