BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Aktualitet

‘Aman mos na vrisni dhe ne’/ Atentati me vrasje të dyfishtë në Laç, si e thirrën në emër Bujar Likën katër ‘xhelatët’ dhe neutralizuan dy djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji

‘Aman mos na vrisni dhe ne’/ Atentati me vrasje të

Katër persona të veshur me uniforma policie kanë ekzektuar me plumba blind shpues dy biznesmenët, Bujar (Hasan) Lika dhe Paulin Gjergji (Marku).

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët kanë ndjekur hap pas hapi, Likën dhe në momentin kur ai ka ndaluar në hotelin “A&A” për të takuar Gjergjin, e kanë ndjekur nga pas.

Të gjithë kanë shkuar në vendin e krimit me një makinë ‘Golf 5’ dhe pasi kanë zbarkuar në hotel, njëri është shkëputur nga grupi për të neutralizuar dy djemtë e Gjergjit duke u thënë: Mos lëvizni, se jemi policia!

Këta të fundit pasi kanë parë masakrën e ndodhur brenda hotelit, nuk kanë mundur që të bëjnë asgjë veçse të luten për jetën e tyre.

“Aman mos na vrisni edhe ne,”-mësohet se janë shprehur dy djemtë.

Fillimisht autorët kanë qëlluar në drejtim të Likës, të cilin e thirrën në emër, nxorrën armët dhe e vranë në vend. Ky i fundit pasi pa autorët, nxorri armën dhe qëlloi por pa mundur që të shpëtojë veten, edhe pse plagosi vetëm 21-vjeçarin, Kreshnik Tusha. Autorët në ikje e sipër plagosën Markajn, i cili ndërroi jetë disa orë më pas në spitalin e Traumës.

Sapo kanë kryer masakrën brenda hotelit, autorët janë larguar me shpejtësi duke marrë me vete edhe Kreshnik Tushën, tashmë të plagosur. Të riun e kanë dorëzuar në shtëpi, duke detyruar familjarët që ta dërgonin në spital.