Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
Ambasadorja e BE-së në vendin tonë lëshon mesazhin e fuqishëm dhe rendit disa kushte kryesore: Duhen më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave! Do të monitorohet historiku i ...
Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shtator 2022
Ambasadorja e BE në vendin tonë, Christiane Hohmann ka dhënë disa porosi për politikën shqiptare me qëllim ecurinë e mëtejshme në integrimin e Bashkimit Evropian.
Hohmann përmendi pesë çështjet kritike, të cilat sipas saj do të kërkojnë vëmendjen e vecantë nga ana e institucioneve të BE në procesin e integrimit.
Sipas diplomates se larte evropiane, ecuria në fushën e sundimit të ligjit do të përcaktoje ritmin e përgjithshëm të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Janë shtet anëtare që përcaktojnë rregullat e lojës për zgjerimin në BE. Ecuria në fushën e sundimit të ligjit do të përcaktoje ritmin e përgjithshëm të negociatave. Shqipëria duhet të tregojë një udhëheqje të fortë politike, Institucionet e drejtësie duhet të kenë një rol kyç për të luajtur. Autoritetet shqiptare duhet të prezantoje një udhërrëfyes për sundimin e ligjit dhe do të shtjellojnë objektivat.
Më lejoni të përmend çështjet kritike që do të kërkojnë një vëmendje të veçantë sa i takon institucioneve të BE:
Së pari, do të shikohet si po konsolidohet reforma në drejtësi.
Së dyti, do të monitorohet historiku u hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Së treti, do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Do punojmë bashkë që Shqipëria të kalojë nga lista gri.
Së katërti, duhet angazhim në luftën kundër trafikimit të narkotikëve apo qenieve njerëzore.
Së pesti, një tregues i rëndësishëm do të jetë bashkëpunimi me institucionet e zbatimit të ligjit në BE”, tha ambasadorja.