BREAKING NEWS

Zbardhet pasuria, Meta-Kryemadhi notojnë mbi para, përfitojnë 140 mijë euro nga shitja e apartamenteve, 60 mijë paund llogari bankare

Zbardhet pasuria, Meta-Kryemadhi notojnë mbi para, përfitojnë 140
x

Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim takohet me Manjën, mësohet çështja e rëndësishme për të cilën kanë diskutuar

Ambasadorja Yuri Kim takohet me Manjën, mësohet çështja e

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, është takuar pasditen e sotme me Ambasadoren amerikane Yuri Kim me të cilën thotë se ndanë mendimet mbi ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Manja thotë se me diplomaten amerikane u dakortësuam se themelet e kësaj reforme janë të çimentuara në Kushtetutën e vendit dhe tani është koha që institucionet e drejtësisë të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë te drejtësia e re.

Ambasadorja  Kim mori sigurinë se Komisioni i Ligjeve, do të vazhdojë të mbështesë pa hezitim zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi në koordinim me bashkautorët e kësaj reforme SHBA dhe BE.