BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Amnistia/ Shtyhet afati, ja makinat që përfitojnë

Amnistia/ Shtyhet afati, ja makinat që përfitojnë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kërkoi dje në Komisionin e Ekonomisë shtyrjen e afatit të zbatimit të projektligjit që fshin detyrimet për drejtuesit e makinave dhe ato të biznesit në Tatime e Dogana, raporton “Panorama”.

Ministri Ahmetaj i propozoi Komisionit të Ekonomisë që periudha prej 6 muajsh të shtyhej deri më 31 dhjetor të 2017- s, duke i dhënë 9 muaj kohë sipërmarrjes të përfitojë nga ligji. Ahmetaj tha se, në total drafti parashikon fshirjen e rreth 91 miliardë lekëve detyrime.

Ligji do të zbatohet për dy periudha, ku përfshin faljen pa kusht të detyrimeve të papaguara deri më 31 dhjetor2010 dhe të gjobave dhe kamatëvonesave nga 1 janari 2011 deri në dhjetor 2014, me kusht që të paguhet principali.

MAKINAT

Për detyrimet e papaguara nga drejtuesit e 140 mijë makinave, projektligji parashikon dy opsione. Atyre pronarëve që kërkojnë të çregjistrojnë makinën do t’u falen të gjitha detyrimet deri në dhjetor të 2010-s.

Pronarët që kanë detyrime pa paguar, por kërkojnë të mbajnë makinën në qarkullim, u falen detyrimet e papaguara deri në dhjetor 2010, por me kushtin që të paguajnë detyrimet për periudhën 2011-2014, pa paguar gjobat dhe kamatëvonesat. Ministri Ahmetaj tha se efekti financiar nga falja e detyrimeve dhe gjobave llogaritet rreth 12 miliardë lekë.

“Projektligji parashikon heqjen nga qarkullimi dhe çregjistrim të mjeteve të transportit, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri në dhjetor të 2011-s, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu, për mjetet e transportit që nuk hiqen nga qarkullimi, parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhën 2010 e më parë, dhe fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhën 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve të 2011-s dhe në vijim, pra vazhdon i njëjti parim për këtë periudhë. Efekti është jo i vogël, 11.9 miliardë lekë”, u shpreh Ahmetaj.

BIZNESI

Biznesit i fshihen detyrimet në Tatime dhe Dogana të papaguara deri në 2010-n, ndërsa për periudhën 2011- 2014 parashikohet vetëm falja e gjobave, nëse paguhet i plotë detyrimi. Ministri Ahmetaj shpjegoi se një iniciativë e tillë ndërmerret pasi për këto detyrime janë ezauruar masat shtrënguese dhe janë të vjetra në kohë, për t’i dhënë mundësi administratës fiskale që të fokusohet në mbledhjen e detyrimeve të reja. “Fshirjen e detyrimeve për periudhën para dhjetorit 2010.

Këto detyrime do të fshihen për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë, që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj. Totali i detyrimeve që fshihen pa kushte është 29.4 miliardë lekë. Pagimi i detyrimeve tatimore për vitin 2011, 2012, 2013, 2014, duke ofruar lehtësinë e heqjes së gjobave, interesave dhe kamatave, nëse paguhet tatimi brenda 6 muajve. Ne do t’i propozojmë komisionit që periudha 6 muaj të shtyhet deri më 31 dhjetor të vitit 2017.

Pra, duke i dhënë sipërmarrjes gati 9 muaj kohë që të përfitojë nga ligji. Totali i gjobave dhe kamatëvonesave që falen me kusht është 62.6 miliardë. Tatimi i zbritshëm nga falja e penaliteteve dhe kamatave është 35 miliardë lekë. Në lidhje me kontributet e sigurimeve shoqërore, do të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, jo detyrimi për kontributin”, tha Ahmetaj.