BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Analisti i njohur i habit të gjithë: Dy momente spiunazhi nga Ambasada në Tiranë

Analisti i njohur i habit të gjithë: Dy momente spiunazhi nga Ambasada

Analisti Lorenc Vangjeli ka pohuar për herë të parë në Java në RTSH dy momente të verifikuara sesi një Ambasadë e huaj në Tiranë është përfshirë në spiunazh.

Pa përmendur se cila është Ambasada, por duke treguar vendndodhjen e saj në afërsi të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Vangjeli thotë se ato janë të lidhura me protestat e vjeshtës 2013 kundër ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri dhe me vizitën e “Atit të Shenjtë”, një vit më pas, shtator 2014, në Tiranë.

“Ka dy momente të verifikuara të ndërhyrjes direkte dhe shumë të fortë të një ambasade vendi jo aleat me Shqipërinë në veprimtari të mirëfillta jo-diplomatike. Por për to nuk është folur kurrë dhe Java në RTSH i dëshmon sot për herë të parë, të konfirmuara nga burime të besueshme, vendase dhe të huaja.

Hera e parë ka qenë gjatë protestave masive kundër Edi Ramës, në vjeshtën e vitit 2013 për ardhjen e armëve kimike siriane në Shqipëri.

Politikanë periferikë, personazhe të njohur të shoqërisë civile dhe njerëz të medias, kanë pasur kontakte të parregullta me pjestarë të kësaj ambasade, e cila ishte e interesuar që një gjë e tillë të mos ndodhte, siç edhe ndodhi me atë operacion të inicuar nga amerikanët dhe në interes strategjik të vetë NATO-s.

Asgjësimi i armëve kimike siriane ndodhi në anën tjetër të Adriatikut, në Itali pa absolutisht asnjë incident.

Hera e dytë ka qenë pak ditë përpara vizitës në Atit të Shenjtë në Tiranë. Papa Françesku do të zbriste në Shqipëri në shtator 2014, por përpara tij, shërbimet sekrete shqiptare të asistuara shumë fort nga partnerët ndërkombëtarë, kryen rikonicion në rrugët që pritej të kalonte Ati i Shenjtë.

Në këtë ambasadë, që ndodhet pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit u zbulua prania e një pajisjeje përgjuese të papërshtatshme për veprimtari  normale diplomatike.

Pak kohë më pas, një diplomat i kësaj ambasade, zëvendës atasheu ushtarak i saj, shqipfolës i shkëlqyer, u kërkua të largohej si person non grata nga vendi për shkak të veprimtarisë së papërshtatshme që zhvilloi pranë një aktiviteti të NATO-s në Tiranë. Kohë më pas, të njëjtin fat e pati edhe shefi I tij, por incidenti nuk u bë publik.

Java në RTSH po e tregon një gjë të tillë sot për herë të parë. Këtë javë, në komisionin e sigurisë në parlament, kreu i SHISH Helidon Bendo mbajti një raport konfidencial për shqetësime në fushën e sigurisë në vend.

Raporti ishte konfidencial dhe mbledhja u bë me dyer të mbyllura”, tha Vangjeli.

Më të lexuarat