BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Aktualitet

Analisti i njohur komenton ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore: Në këtë pikë as PS as PD nuk lëshon terren

Analisti i njohur komenton ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Analisti i njohur Aleksandër Çipa, ka komentuar ndërhyrjen e ndërkombëtareve në Këshillin Politik i cili po synon një konsensus që do t’i hapte rrugë miratimin të reformës zgjedhore.

Ai tha se kjo tryezë ndryshe nga herët e tjerë karakterizohet nga një përfaqësim më pluralist.Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për të realizuar një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, palët politke në Shqipëri nuk largohen nga sjellja e tyre, e cila sipas tij është ajo e “tutorizmit politik”.

“Mendoj se është e parë herë që ndërtohet ndoshta një tryezë e negocimit të ligjit zgjedhor nga një përfaqësim më plural se sa proceset e mëhershme të zhvilluar në skenën politike të vendit. Klasa jonë politike nuk i ikën  kulturës së vetvetes për pasjen e një tutorizmi politik, edhe për çështje të tilla që lidhen me principet e realizimit të një procesi zgjedhor. Duhet të them se palët tek ne, kthehen në debatin e ri për çështjet e vjetra”, tha Çipa për Euronews Albania.

Ai theksoi se kjo nuk mund të quhet mirëfilli një reformë zgjedhore pasi sipas tij, palët duket që nuk do të prekin sistemin zgjedhor.

Analisti theksoi më tej se, ndryshimi i sistemit zgjedhor është një pikë në të cilën nuk lëshojnë terren dy aktorët kryesorë, siç janë PD dhe PS.

“Unë druaj ta quaj një reformë zgjedhore, sepse ajo nuk e mban pretendimin semantik që kemi për ne për reformën zgjedhore. Sa i përket ligjit zgjedhor, dhe këtu siç e dini, mbetet e paqartë se si do të jetë vendimi pasi gjasat janë se nuk do të ndryshojë, sepse vullneti i dy palëve është i patundshëm në këtë pikë. Strategjia e dominancës politike është një strategji shumë e çimentuar, prej dy aktorëve si PD dhe PS”, shtoi ai.