Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Anëtarët kërkuan shkarkimin e tij/ Reagon Sala: Kërkesë jo korrekte, ja pse e rikthyem sinjalin

Postuar: 12/09/2018 - 17:27

Fikja e sinjalit analog shkaktoi një valë të madhe shqetësimi te qytetarët të cilët reaguan menjëherë ndaj AMA për këtë vendim.

Vetëm një ditë më vonë, drejtori i AMA, Gentian Sala, e riktheu sinjalin duke lënë një datë të dytë për heqjen sërish, atë të janarit 2019.

I ftuar ditën e sotme në “Opinion” në News 24, i pyetur për kërkesën e anëtarëve të bordit drejtues të AMA, të cilët janë shprehur se duan shkarkimin e tij, ai ka thënë se kjo kërkesë është e palogjikshme për faktin e argumenteve që ata kanë përdorur.

“Nuk e shoh që kemi shkelur rregullore. Më duket jo korrekte kërkesa për shkarkimin tim pasi thonë se është shkelur kushtetuta”, tha ai.

Ndërsa sa i përket arsyes së përse vendosi që ta rikthente sinjalin, ai përjashtoi se ka pasur ndikim politik, duke thënë se ishte reagimi dhe shqetësimi i madh i qytetarëve që e  bëri të dilte në një vendim, të dytë.

“Nuk ka ndikuar  aspak politika në këtë vendim, por pamë që kishte shumë shqetësim tek qytetarët. Në numrin tonë të callcentre, ku janë 4 persona që përgjigjen, në një ditë ka pasur një shqetësim jo normal, 600 telefonata që ditën e parë. Për këtë arsye u rikthye sinjali”, deklaroi Sala.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 09:51

Ka nisur nën masa të rrepta sigurie, seanca për të dhënë pretencën në Krimet e Rënda.

Prokurorët dhe avokatët e çështjes kanë qenë të pranishëm, por ajo që ka rënë në sy ishte mungesa e të pandehurve.

Postuar: 25/09/2018 - 09:44

Kejvina Kthjella u përfshi në një aksident mbrëmjen e shkuar në zonën e “Ish-Bllokut&r

Postuar: 25/09/2018 - 09:41

Është grabitur ditën e sotme një furgon i linjës Shqipëri-Itali në zonën e Skelës në Vlorë.

Postuar: 25/09/2018 - 09:40

Ka nisur në Gjykatën e Krimeve të rënda, seanca gjyqësore ku 4 prokurorë do të japin dënimin për

Postuar: 25/09/2018 - 09:39

Pretenca për Shullazin nën masa të rrepta sigurie, ja kush janë 4 prokurorët e çështjes

Postuar: 25/09/2018 - 09:37

Policia greke ka ndaluar 63 emigrantë, të cilët po tentonin të udhëtonin me dokumente të falsifik

Postuar: 25/09/2018 - 09:34

Djali i 55-vjeçares së dhunuar nga kunati dhe dy djemtë e tij, Elton Koleci, ka folur rreth konfl