
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Ansambli Popullor këtë muaj me disa koncerte, një program i pasur muzikor në Tiranë dhe Kosovë

Shkruar nga Julia Vrapi 11 Mars 2023

Një program i pasur muzikor vjen në koncertet e Ansamblit Popullor. Gjatë këtij muaji Ansambli Popullor do të zhvillojë për publikun koncerte të ndryshme, mes tyre përmendim koncertin në festimet e Ditës së Verës më 14 Mars, por artistët e tij nuk mungojnë dhe në Kosovë me një program muzikor të zgjedhur për publikun. Drejtuesi artistik Sokol Marsi bën me dije se në Tiranë janë dy koncerte, që do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim, ndërsa në Kosovë do të jenë pjesëmarrës me një repertor muzikor kombëtar. “Koncertet janë më 14 Mars, më 17 Mars në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe më 26 Mars koncert në Kosovë në festivalin “Flakadan i Karadakut” në Vitie. Në Tiranë një program festiv dhe në Vitie me repertor kombëtar”, bën me dije Sokol Marsi drejtuesi artistik i Ansamblit Popullor. Më 17 mars zhvillohet koncerti në nderim të kompozitorit dhe dirigjentit Haxhi Dalipi. Kjo për të kujtuar vlerat dhe pasuritë e patjetërsueshme të kulturës sonë kombëtare, ku qëndron edhe kontributi me vlerë i etnomuzikologut e studiuesit të spikatur të Haxhi Dalipit. Me një repertor plot këngë, korale dhe valle të kompozuara, përpunuara dhe orkestruara për Ansamblin Popullor, nga “Artisti i Merituar” dhe “Mjeshtri i madh”, Haxhi Dalipi. Disa ditë parë më 7 Mars artistët e Ansamblit Popullor zhvilluan një tjetër koncert. Koncerti “Epopeja e UÇK-së” u zhvillua në Skënderaj të Kosovës.
Koncerte dhe premiera në aktivitet
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori dhe herë pas here zhvillon koncerte të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por me gjerë ku mirëpritet nga publiku. Në vitin që lamë pas Ansambli Popullor zhvilloi koncerte, ku nuk munguan dhe premierat. Etno muzikali “Zare”, ishte premiera e parë e sezonit artistik në shtator të vitit 2022, që trajtoi temën e dashurisë midis dy të rinjve. Rrjedha e ngjarjeve e këtij muzikali, që nga lindja e dashurisë deri në martesën e Zares me Arbrin u shtjellua në tre skena. Veprat më të bukura të folklorit tonë erdhën me interpretimin e artistëve të Ansamblit Popullor në vijim dhe në koncertin e nëntorit 2022. Koncerti u zhvillua për festat e nëntorit, ku dhe artistët e Ansamblit Popullor iu bashkuan festimeve. Një program i pasur artistik në këtë koncert, ku pas Tiranës artistët ishin për publikun në Ulqin. Vallja “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, “Ditë feste në Tiranë”, “Vallja e Rugovës”, këngët “Fryni era u çel taraba”, “Çik Tropoje”, “Legjenda e urës” ishin disa prej pjesëve të programit artistik. Qëllimi i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore (AKVP) është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh.
Më të lexuarat


“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Konkursi ndërkombëtar për muzeun “Besa”, Ministria e Kulkturës shtyn afati deri më 30 mars

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Muzikë dhe poezi nga artistët në Sarajet e Toptanasve

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Aktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton
