
Skandali “Ndrangheta”, Fatos Klosi: Rast i ngjashëm me Tahirin, përgjimet pa vlerë nëse nuk verifikohen, mafia gjithmonë lakmon politikën

Anti-mafia italiane dhe SPAK në konferencë të jashtëzakonshme për mega-operacionin me 37 të arrestuar, Kraja nxjerr prapaskenat: Po hetojmë personat me pushtet!

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Qershor 2020

Krerët e Anti-mafias italiane si edhe prokurorët shqiptarë kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e madh anti-drogë të ditëve të fundit, në të cilin u arrestuan 37 persona, 10 prej të cilëve në Shqipëri.
Gjatë operacionit në Shqipëri u sekuestrua edhe një gomone 11 metra e gjatë me dy motorë nga 250 kuaj fuqi.
Kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho tha se ata kanë filluar të kenë bashkëpunëtorë të drejtësisë nga Shqipëria duke theksuar ndërkohë që bashkëpunimi mes dy palëve është në nivelet ku kufijtë nuk njihen dhe Italia e Shqipëri konsiderohen një territor sa i përket aspektit operacional.
“Kemi filluar të kemi në Shqipëri bashkëpunëtorë të drejtësisë me Italinë.
Një trafikant i arrestuar fillon të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë të infiltrohet dhe të bëhet i tillë për autoritetet
Bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është i drejtpërdrejtë pas asnjë pengesë. Prokurori Giusepe Volpe ka qenë i përfshirë në këtë bashkëpunim, ky është operacion i madh që kemi filluar që prej vitit të kaluar”, tha ai.
Në konferencën e përbashkët mes Antimafias Italiane dhe SPAK për trafikun ndërkombëtar të drogës Prokurori i SPAK Arben Kraja u shpreh se operacioni i përbashkët rezultoi i suksesshëm.
Kraja shtoi se skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë në luftën kundër krimit.
“Shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë. Kam ardhur në Romë në 7 shkurt dhe kam firmosur marrëveshjen e bashkëpunimin. Në takimin e parë vendosëm të ishim konkret në punën tonë dhe besoj sot kemi qenë konkret. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë në luftën ndaj krimit të organizuar.
Dua të falënderoj “eurojust” për ndihmën e saj në këtë operacion. Dua të them që ky operacion i përbashkët ishte i suksesshëm u organizua në të njëjtën kohë dhe funksionoi më së miri. E reja që kemi sjellë në lidhje me këtë hetim është fakti që nuk u kufizuam vetëm në arrestimin e personave përgjegjës por edhe kemi sekuestruar pasuri të cilat kanë origjinë krimin duke pastruar paranë
Dua të garantoj kolegët italianë se do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe rezultate pozitive deri në fund të këtij hetimi. Ajo që do të bëjmë në Shqipëri do të vazhdojmë hetimin personat përgjegjës nga institucionet shtetërore dhe kushdo do të jetë përgjegjës para ligjit”, tha Kraja.
Më të lexuarat


Moti i keq në vend, Meteoalb del me njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë do ndodhë në mbrëmje dhe kur pritet një përmirësim i kushteve atmosferike

Sulmohet makina e biznesmenit të njohur në Shkodër, autorët i lënë mesazhin tek pasqyra

Merret vendimi shumë i rëndësishëm për të burgosurit

Del nga shtrati lumi Erzen, shihni çfarë ndodhi gjatë natës në Durrës dhe Shijak (VIDEO)

Alfred Cako zbulon mesazhin e fshehtë që përcjell performanca e Lady Gaga në betimin e Joe Biden: Do fillojnë të komandojnë...

“Koronavirusi shkakton 7 lloje të problemeve me lëkurën”, mjekja e njohur jep informacionet që duhet t’i dimë të gjithë: Ja kur fillon rënia e flokëve!

Moti i keq mbërthen vendin, shtyhet nisja e trageteve nga Porti i Durrësit, ja çfarë ka ndodhur mëngjesin e sotëm

“S’e kam bërë kurrë këtë”/ Gazetari i drejton pyetjen e çuditshme, konspiracionisti Alfred Cako zbulon për herë të parë domethënien e unazave që mban në dorë

E pritën apo e ndoqën? Ekzekutimi i 32-vjeçarit në Durrës, viktima baba i një djali, dalin detajet si e vranë

“Nuk do të vizitoj kurrë një fëmijë që nuk është vaksinuar”/ Pediatria e njohur shqiptare i shokon të gjithë me deklaratën e saj, zbulon arsyen e këtij vendimi
