
"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Thoma Gëllçit për t’u shpallur i pafajshëm, ish-drejtori i RTSH u dënua me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Dhjetor 2022

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e marrë në datën 2 qershor të këtij viti ku ish drejtori i RTSH, Thoma i Gëllçit Gëllçi u dënua me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie. Vendimi i lënë në fuqi nga GJKKO lë në burg edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci të cilët u dënuan me nga 1 vit burg secili. Vuajtja e dënimit ndaj të pandehurve nis që nga data e arrestimit të tyre, pra nga 8 tetori i vitit 2021. Pavarësisht se tashmë e kanë përfunduar dënimin me burg, Thoma Gëllçit dhe ish zyrtarëve të tjerë të RTSH, u ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar. Gëllçi dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit, akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Kanë qenë denoncimet e bëra nga kompanitë e skualifikuara në tender, ato që kanë mundësuar arrestimin e tre zyrtarëve të komisionit dhe të ish drejtorit i cili akuzohet për shpërdorim detyre pasi ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. Kujtojmë se, nga hetimet e kryera rezultoi se në tender janë konstatuar shkelje ligjore nga 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët gjithashtu kanë rënë në pranga. Të tre vartësit e Gëllçit, A.M, E.M, J.T, akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet ka rezultuar se krahas tyre edhe Gëllçi në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ka shpërdoruar detyrën në këtë proçedurë prokurimi. Gëllçi e mori detyrën si drejtor i përgjithshëm i RTSH në 6 Maj 2016 kurse më 21 maj të këtij viti u lirua nga ky post. Vendimi u bë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur atëherë deklaroi se atij i kishte mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë.
Më të lexuarat


Çmontimi i kamerave, Artan Hoxha zbërthen lëvizjet e policisë: Veprim i vonuar, përdoren për ruajtjen e parcelave me kanabis

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Korrupsioni i ish-agjentit/ Lala del me deklaratën: Rama i rrezikuar vetëm nga drejtësia këtu

'Kartvizitën 'FBI' s'do e refuzonte askush', Vangjeli zbulon 'të pathënat': Ju tregon se me kë është takuar McGonical në Shqipëri

"Kriminelët më kanë treguar se kanë kamera të fshehura mes...", habit gazetari, tregon "të fshehtat": Policia është shumë mbrapa

"Turp historik nëse ndodh", avokat Ngjela del me reagimin e fortë: Albin Kurti nuk do ta pranojë këtë ofendim të kombit shqiptar

"Mund ta ketë dërguar këtë email në kushtet e xhelozisë", gazetari tregon detajet për çështjen McGonigal: Gjykata kërkoi dokumente dhe informacione për…

Dosja McGonigal/ Klodiana Lala zbardh detaje të pathëna: Ish-agjenti vizitoi zyrën e Ramës i pashoqëruar nga ambasada, ja kush është Kutia e Pandorës

“Jemi më pranë se kurrë ‘amnistisë fiskale’”/ Artan Hoxha ironizon projektin e Portit të Durrësit dhe zbardh prapaskenat e forta: Çmimi ”dysheme” nis nga...

VOA ngre alarmin: Bullizmi, fenomen shqetësues në Shqipëri
