BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Aktualitet

“Aq shumë ka kokainë në Shqipëri, sa ka rënë çmimi”/ Eksperti Karamuço i bën thirrjen e fortë Policisë së Shtetit: Duhet të goditen “kokat”, spaçatorët dalin nga burgu në janar ose...

“Aq shumë ka kokainë në Shqipëri, sa ka rënë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka qenë i ftuar ditën e sotme në emsionin “Top Talk”, teksa ka komentuar operacionin policor të koduar “Tempulli”, i cili çoi në pranga 233 persona në disa qarqe të vendit.

Karamuço me nota kritike i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit se në të vërtetë duhet të goditen “kokat” që e sjellin lëndën narkotike në Shqipëri, se sa të kryhen qindra arrestime spaçatorësh.

“Në janar ose shkurt do të hyjë në fuqi amnistia dhe do të dalin që të gjithë të arrestuarit.

Si ka mundësi që policia nuk i di linjat kryesore se nga futen, jo kanabis, as ato sintetiket por kokaina dhe heroina.

Mos duhet t’ja përmend unë dhe kolegët e mi me emra që na i thotë Interpoli dhe Europoli.

Nëse duam të luftojmë krimin e organizuar ‘Ujku i Cërrikut’ nuk është një pjesëtar i krimit të organizuar, ai është një shpërndarës. “- tha Ervin Karamuço.

Nga ana tjetër, eksperti ka treguar se sasia e drogave të forta në vend është aq e lartë sa çmimi për kokainën dhe heroinën ka rënë.

“Prezenca e kokainës dhe heroinës është aq e lartë sa ka rënë çmimi. A mund të më thotë dikush çfarë suksesi është ky?”- përfundoi eksperti.

Përmendim se pak ditë më parë mbi 200 persona të dyshuar si pjesëtarë të 23 grupeve kriminale që shpërdanin drogë nëpër zona të banuara dhe afër shkollave u arrestuan gjatë një operacioni që u shtri në disa qytete kryesore të vendit.  

Operacioni u ndërmor më 14 shtator ndërsa deri më tani pjesa më e madhe e të arrestuarve janë paraqitur në gjykatat e qyteteve Durrës, Tiranë e Korçë e Vlorë ku janë njohur me masat e sigurisë.